Ja cilat janë përgjigjet e sakta
për provimin e Gjuhë-Letërsisë

Ja cilat janë përgjigjet e sakta<br />për provimin e Gjuhë-Letërsisë
TIRANE- Nën masa të rrepta kontrolli është zhvilluar ditën e djeshme provimi i Gjuhë-Letërsisë në shkollat e të gjithë vendit. Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në 12:30. Një pjesë e maturantëve arritën të përfundonin provimin deri në orën 12:00, pasi sipas tyre, testi ishte i nivelit mesatar. Gazeta publikon sot përgjigjet e sakta për dy tezat e provimit të gjimnazeve.

Në skemën e vlerësimit të publikuar nga Agjensia Kombëtare e Provimeve jepen shembujt se si duhej të zgjidhej testi, sidomos te pyetjet me zhvillim, ku shpesh maturantët kanë ankesa me vlerësimin. Vet maturantët menjëherë pas provimit u shprehën për gazetën se testi ishte i nivelit mesatar por kishte dhe nga ata që e vlerësuan të një niveli të lartë vështirësie. “Testi ishte i nivelit mesatar”, - u shpreh një maturante.

“Nuk mund të them se ishte i thjeshtë, ishte pak i vështirë”, - tha një maturantë tjetër në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë. Vlerësuesit që do të korigjojnë testet do të jenë mësues dhe specialistë të fushës. Sipas Ministrisë së Arsimit çdo tezë provimi do të kontrollohet nga dy vlerësues të ndryshëm. Nëse për një tezë të caktuar do të ketë mospërputhje të dy vlerësimeve, atëherë do të jetë një vlerësues i tretë që do ta korigjojë, vendimi i të cilit do të jetë përfundimtar.


(Përgjigjet e sakta të provimit të gjuhë letërsisë - Varianti A)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak