TIRANE- Shasia e çdo mjeti që hyn për herë të parë në territorin shqiptar do të regjistrohet, ndërkohë që brenda vitit 2017 parshikohet vendosja e kamerave të posaçme e lexuesve automatikë të numrave të identifikimit të mjeteve. Të njëjtin fat do të kenë edhe makinat luksoze, makinat me vit prodhimi të ri, por edhe ato të delegacioneve zyrtare që dalin nga territori shqiptar.
Masat e mësipërme parashikohen në “Planit Kombëtar të Veprimit 2015-2017, or Parandalimin dhe Luftën Kundër Trafikimit të Mjeteve Motorike” të miratuar më datë 8 prill nga Këshilli i Ministrave. “Vendosja e sistemit të kamerave dhe lexuesve automatikë të numrave të shasisë së automjeteve me qëllim përdorimin e imazheve nga shërbimi doganor dhe policia kufitare, për mjetet që hyjnë e dalin në këto vendkalime”, parashikon strategjia, ku përcaktohet gjithashtu se në polici do të depozitohen nga autoritetet përkatëse edhe të dhënat mbi drejtuesin e mjetit.
/Shqiptarja.com