Ja cilat qarqe paguajnë
më shumë tatim-fitim
Barra tatimore në Shqipëri është e ndryshme në qarqe të ndryshme. Qarku me barrën më të lartë tatimore është ai i Tiranës.
TIRANE- Barra tatimore në Shqipëri është e ndryshme në qarqe të ndryshme. Qarku me barrën më të lartë tatimore është ai i Tiranës. Qarku me barrën më të ulët tatimore është ai i Fierit. Përllogaritja është kryer në bazë të prodhimit të brendshëm bruto rajonal. Të 6 qarqet dhe bashkitë e tyre me barrën tatimore më të lartë janë me përhapje gjeografike në Shqipërinë e mesme, jugperëndim, veriperëndim, juglindje dhe verilindje.
KrahasimePërsa i përket qarkut të Tiranës, barra tatimore për vitet 2012 dhe 2013, e përllogaritur në bazë të PBB-së rajonale, ishte 45.4% dhe 42.3%. Sipas të dhënave, ky qark ka barrën më të rëndë tatimore në të gjithë Shqipërinë. Me fjalë të tjera, kjo është zona ku sasia e taksave është më e lartë, në rang kombëtar. Qarku i dytë me barrën më të rëndë tatimore në vend, është ai i Durrësit. Për vitet 2012 dhe 2013, ajo përllogaritej përkatësisht 19.6% dhe 19.9% e PPB-së rajonale. Qarku i Fierit është zona në Shqipëri, ku barra tatimore, e përllogaritur në bazë të PBB-së rajonale, është më e ulëta në vend.
E shprehur në shifra, barra tatimore për qarkun e Fierit, në vitet 2012 dhe 2013, përllogariteshin përkatësisht 7.1% dhe 7.2%. Qarku i dytë me barrën më të ulët tatimore në vend, është ai i Elbasanit. Për vitet 2012 dhe 2013, ajo përllogaritej përkatësisht 7.6% dhe 7.4% e PPB-së rajonale.
Instat: Popullsia në moshë pune, 17% të papunë Në fund të dhjetorit të vitit 2013, shkalla e papunësisë në Shqipëri ishte 17%. INSTAT-i bën të ditur se gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2013, sipas vlerësimeve të marra nga Anketa Tremujore e Forcave të Punës (ATFP)numri i të punësuarve 15-64 vjeç ishte 922 840. Ndërsa, numri i personave të papunë, sipas vlerësimeve të ATFP-së, ishte 189 230. Në bazë të këtyre të dhënave, shkalla e papunësisë për 3-mujorin e katërt të vitit 2013, rezultoi 17%.
Shkrimi u publikua sot (12.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39