Ja dëshmitë që fundosën Arben
  Frrokun drejt dënimit përjetë
     

Ja dëshmitë që fundosën Arben<br />  Frrokun drejt dënimit përjetë<br /> 

 

 
TIRANE- Burg përjetë ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda, për të pandehurin Arben Frroku, të akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Prokurori i çështjes Anton Martini ka renditur një sërë provash bindëse, që sipas tij vërtetojnë se Frroku është një nga tre personat që kanë kryer vrasjen e kryekomisarit.

Prova më bindëse është dëshmia e bashkëpuntorit të Drejtësisë Fatmir Vladi ose “Arben Ndoka”, i cili ka treguar se ka parë Frrokun në makinën e vrasësve. Sipas tij Frroku ka qenë pa kapuç, ndërkohë dy të tjerët kanë qënë me kapuç. Në pretencën prej 28 faqesh, prokuroria nënvizoi një sërë dëshmish atë të motrës së viktimës, gruas së tij, gruas së dëshmitarit dhe një sërë prova të tjera. Në sallën e gjyqit nuk ishte asnjë nga familjarët e të pandehurit, madje as vetë ky i fundit. Avokatët mbrojtës të Frrokut e kanë quajtur dëshmitar të paguar Valdin dhe për pasojë sipas tyre nuk duhet të merret si provë.

Gjatë pretencës prokuroria ka evidentuar dhe një fakt të rëndësishëm pasi në procesverbalin e pyetjes në Gjykatën e Selanikut, Frroku ka pohuar se nuk dëshironte të ekstradohej në Shqipëri duke u përpjekur ta bindë gjykatën se po sulmohej politikisht.
 
Dëshmia e Vladit
Gjatë gjykimit u pyet si dëshmitar në gjykatë, dëshmitari i mbrojtur Arben Ndoka (Fatmir Vladi) në seancën e datës 22.10.2014, i cili lidhur me ngjarjen dhe autorin e saj ndër të tjera është shprehur se: “...Me datë 24.02.2013 rreth orës gjashtë pa pak, kam qenë në shtëpi bashkë me kalamajt e mi dhe për punë pesë minutash kanë ikur dritat pa dalë nga shtëpia. Kanë ndejt 5-6 minuta pa ardhur dritat.

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Pyetja e Adit

Edison Ypi: Pyetja e Adit