Revista “Charlie Hebdo” që u sulmua të mërkurën nga terroristët nuk satirizoi vetëm profetin Muhamed apo liderin e ISIS. Ata kanë satirizuar më herët edhe me Papën. Ja disa nga karikaturat shokuese të kësaj reviste.
Polemikat nisën në vitin 2006, kur ajo ripublikoi karikaturat e famshme të Profetit Muhamed, të cilat ishin publikuar fillimisht nga artisti danez, Kurt Westergaard. Kur ato imazhe u nxorrën për herë të parë në publik, nxitën disa ditë protestash anembanë Lindjes së Mesme, por edhe në disa qytete perëndimore. Vendimi për t’i ripublikuar ato bëri që ish-kryeredaktori i asaj kohe të shkonte në gjyq, bazuar mbi ligjet antiterroriste, e megjithatë më pas u lirua.

Në vitin 2012 ata nxorrën sërish karikaturat e Profetit Muhamed, si një xhest me qëllim provokativ, ndërsa protesta të dhunshme u mbajtën anembanë Lindjes së Mesme. Karikatura ishte me dy njerëz, një hebre që shtynte në një karrocë me rrota një musliman. Sipër shkruhej “Ju nuk heuhet të qeshni” dhe titull kryesor ishte “I paprekshmi”

Edhe numri i revistës i titulluar "Sharia HEBDO" (në të cilën shkruhej për një shaka të profetit Muhamed) solli shumë zemërim. Zyrat e “Hebdo” u dogjën në 2 nëntorin e 2011, kur disa agresorë përdorën përzierje molotovi për të shkaktuar një zjarr. "100 rena për ata që nuk vdesin nga të qeshurit" shkruhej në karikaturë, ku ndodhej dhe një njeri i veshur si musliman.

Në një numër në tetor të 2014, një njeri i portretizuar si profeti Muhamed është i kërcënuar një njeri me thikë i veshur si një luftëtar i shtetit islamik. Kjo ishte një satirë për vrasjet e gazetarëve James Foley dhe Steven Sotloff në Irak nga ISIS.

Kjo karikaturë e botuar në nëntor të 2012 përshkruan një marrëdhënie simbolike seksuale mes të Perëndisë, Jezu Krishtit dhe Shpirtit të Shenjtë.

Në nëntor të vitit 2011, Marine Le Pen është satirizuar, ndërsa në karikaturë tregohet duke "prerë mustaqet". Titulli thotë se Le Pen ka "de-demonizuar" Frontin Kombëtar, partia e ekstremit të djathtë që ajo drejton.

Në janar të vitit 2014 revista publikoi një karikaturë për presidentin francez François Hollande . Në të behet ironi me punët e trazuara të dashurisë së Hollande, pasi ai morri drejtimin e vendit.

"Ky është trupi im", thotë Papa Benedikti XVI ndërsa mban në dorë një prezervativ.

Duket se karikatura e liderit të ISIS ka sjelle zemërimin e madhe të luftëtarëve islamik. Këta të fundit kanë kërcënuar hapur se do të merrnin hak ndaj karikaturës së liderit të tyre, Al Baghdadit.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com