Ja dokumenti që vërteton arrestimin e Adriatik Llallës në Romë, SPAK letër Ministrisë së Drejtësisë për ta ekstraduar

TIRANË- Ditën e sotme, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për të nisur procedurat për ekstradimin, ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Report Tv me gazetarin Arsen Rusta ka siguruar dokumentin, ku konfirmohet se Llala është arrestuar në datën 12 dhjetor nga autoritetet italiane. Do të jetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili në rrugë diplomatike do të çojë në Romë kërkesën për ekstradimin, e ndërsa është Gjykata italiane që nesër do të vendosë një masë sigurie me afat 40 ditor për ish-kryeprokurorin, deri në ardhjen e dosjes me provat dhe faktet për akuzat që rëndojnë për Llallën.

"Me datë 13.12.2021 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori njoftim nga Zyra Qendrore Interpol Tirana se në datë 10.12.2021 autoritetet policore italiane kanë arrestuar me qëllimin ekstradimin në vendon tonë shtetasin Adriatik Llalla. Sot në darë 14.12.2021 Prokuroria e Posaçme i ka sjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e shtetasit Adriatik Llalla nga Italia në Shqipëri", thuhet në njoftim. 

Llalla ka kërkuar azil politik në Itali, e nëse kjo kërkesë do të konfirmohet atëherë atij nuk do t'i vihen prangat, nuk do të ekstradohet e për pasojë arrestimi i tij do të mbetet në letër. Mirëpo teksa SPAK thotë se është arrestuar, burime pranë Llallës, e mohojnë duke thënë se ai ka nisur kërkesën për azil ku dhe është njoftuar për masën e arrestit.

Adriatik Llalla u dënua me dy vite burg lënë në fuqi edhe nga Apeli me akuzën e refuzimit për deklarimin, mosdeklarim dhe fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive" i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar në pranga. Ish kryeprokurori iku nga Shqipëria një javë përpara se gjykata e Apelit të jepte vendimin ndaj tij dhe për herë të fundit ai u fotografua në stacionin e trenit në Romë.

Kush është Adriatik Llalla?
Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar. Hetimi ndaj Llallës  u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”. Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Akuzat u rrudhën në 2021, ku SPAK njoftoi  më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive", për të cilën do të vuaj dy vite burg.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Rriten tensionet te ‘Sheshi Uillson’, Bardhi konfrontohet me Policinë: Po bëni veprime kriminale, po dhunoni deputetët dhe mediat, turp!

Rriten tensionet te ‘Sheshi Uillson’, Bardhi konfrontohet me Policinë: Po bëni veprime kriminale, po dhunoni deputetët dhe mediat, turp!