Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte për një vizitë dyditore në Gjermani me ftesë të homologes së saj Ursula von der Leyen.
 
Mësohet se dreka në restorantin Rickmers Rickmers dhe vizita në qendrën Alsterhaus në Hamburg, që gazeta Hamburger Morgenpost e ka trajtuar si “shopping”, ishin pjesë e pritjes së organizuar nga pala gjermane.
 
Për artikullin në fjalë ka reaguar në Twitter edhe gazetari Vincent Triest, i cili shkruan: "Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u akuzua sot gabimisht nga disa portale lajmesh në Shqipëri”.
 
kodheli

Sipas artikullit, ministrja Kodheli ishte në një vizitë zyrtare dhe takoi atje një politikan të lartë gjerman të CDU.
 
Dhe po ta mendosh mirë, duket e çuditshme që ndërsa ministrja Kodheli bënte shopping, e shoqëronin 4-5 makina të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë dhe Policia Ushtarake e FA gjermane. Madje, madje, i vunë në dispozicion edhe helikopter, për të bërë shopping”. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com