Ashtu siç u premtua në fillim të sezonit, spektakli “Dancing With the Stars” në edicionin e pestë të tij do të ngjisë në skenë emra të njohur të muzikës dhe ekranit, ku pjesë e garës do të jetë aktorja Eva Alikaj si dhe ish-banori i “BB” Valer Kolnikaj, këngëtari Renis Gjoka, këngëtarja Evi Reci, Ronela Hajati dhe Tuna.
“Dancing With the Stars Albania”, edhe këtë sezon do të ketë 12 konkurrente vip, të cilët do të shoqërohen në performancat e tyre nga balerinët profesioniste. Skena e yjeve, do të zbukurohet akoma më shumë me rikthimin e Amarda Toskës, ku përkrah saj do të vij Drini Zeqo, një edicion që premton shuëm surpriza dhe netë të paharrueshme.
Produksioni i Holta Dulakut, me regjinë e Bledar Linzes, kostumet e Ardi Asllanit dhe skenar të Eraldo Rexhos, për 12 jave premton surpriza. Ndërsa kur flitet për eliminimet juria nuk dihet nëse do ti qëndroj besnike panelit të vitit të kaluar.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)