Ja fatura marramëndëse që
kërkon të marrë Fullani në gjyq

37.68 milionë lekë është dëmshpërblimi që ish-guvernatori Ardian Fullani kërkon të përfitojë nga Banka e Shqipërisë të cilën e ka paditur në gjykatë për ndërprerje të padrejtë të mandatit të tij.

Në kërkesë padinë e depozituar në Gjykatën Administrative, Fullani kërkon pagën dhe përfitimet që ai ka patur si guvernator dhe si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës nga shkarkimi i tij në shtator 2014 deri më 17 nëntor 2018 kur atij i mbaronte mandati.

Referuar deklaratave të pasurisë plotësuar nga vetë Fullni dhe botuar në shqiptarja.com më 5 gusht 2014 rezulton se ai përgjatë vitit 2013 ka patur të ardhura vjetore 9.045.108 lekë.
 
Të ndara këto në 6.307.308 lekë si pagë vjetore dhe 2.737.800 lekë të ardhura honorare nga pjesëmarrja në Këshillin Mbikqyrës të bankës.

Ardian Fullani u shkarkua më 18 shtator 2014 dhe në kërkesë padi ai shkruan se mandati i përfundonte më 17 nëntor 2018, ku rezulton një diferencë me 50 muaj.
Të ardhurat mujore të Ardian Fullnit përfshi pagën dhe honoraret rezultojnë që për vitin 2013 të kenë qenë 753.759 lekë në muaj.


Me një llogari për 50 muaj përfitime që ish guvernatori kërkon në gjykatë me pagën 753.759 lekë në muaj, totali i faturës për buxhetin e shtetit nësë Fullani fiton gjyqin është 37.68 milion lekë.

Paga si guvernator në BSH
525.609 paga mujore
Honorare si anëtar i KM në BSH
228.150 KM honorare mujore

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)

GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)