Shqiptarja.com sjell për herë të parë foto të pistët në Costa Merlata në Ostuni Itali, ku më 24 gusht në orën 08:15 minuta të mëngjesit u sekuestrua avioni me 130 kg marijuanë i cili u nis nga Xhelilaj e Vlorës dhe drejtohej nga shqiptari Vilson Lamaj.
 
Distanca nga Xhelilaj në pistën ku është ulur Aeroprakt A22s arrin në vijë ajrorë në 175 km dhe sipas GPS të vendosur nga policia italiane në avion, rezulton se Lamaj e ka përshkruar këtë distancë në 1 orë e 3 minuta.

pista ku u kap vilson lamaj

Kjo pistë sipas hetuesve italian deri para pak kohësh është përdorur për fluturime sportive dhe guida të Aero Club Merlata, ndërsa zyrtarisht rezulton e mbyllur.

pista ku u kap vilson lamaj
 
Hetimet në shtetin italian janë shtrirë dhe për të zbardhur personat që kanë ndihmuar pilotin Vilson Lamaj të përdorë këtë pistë dhe të vendos avion e tij në hambarët e braktisur.

pista ku u kap vilson lamaj

pista ku u kap vilson lamaj

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)