Ja funksioni i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Byroja Kombëtare e Hetimit është një formulë e reformimit të strukturave të hetimit dhe parandalimit të krimeve, trafiqeve, kontrabandës dhe korrupsionit e bërë publike që para zgjedhjeve nga lideri i atëhershëm i opozitës Edi Rama, tashmë kryeministër .Mësohet se Byroja Kombëtare e Hetimit apo siç u emërua “FBI”-ja shqiptare ka qenë një propozim i këshilltarit të Ramës, ish-kryeministrit britanik Toni Bler, për të precizuar tërë skemën e reformimit të strukturave të hetimit në një qendër koordinuese, diçka e ngjashme me FBI-në amerikane, por e përshtatur për realitetin shqiptar të një vendi të vogël.

FUNKSIONIMI I BYROSË KOMBËTARE TË HETIMIT

Byroja Kombëtare e Hetimit është një drejtori qendrore pranë kryeministrit që do të funksionojë për koordinimin e të gjitha shërbimeve, përmes një zyrë koordinative. Deri më tani shërbimet veprojnë paralelisht, duke nxjerrë jashtë skemës dhe informacione që s’duhet të dalin, por dhe duke u përdorur për luftën politike.

Byroja Kombëtare e Hetimit do t’i detyrojë të gjitha këto shërbime të mos punojnë paralel. Byroja Kombëtare e Hetimit është një institucion i kërkuar në mënyrë të përsëritur nga e gjithë asistenca e specializuar ndërkombëtare për Shqipërinë, për të bashkuar në një strukturë të vetme një sërë çështjesh që sot janë të pakoordinuara. Në këtë strukturë do të organizohen të gjitha këto shërbime, që kanë drejtime të ndryshme, por që sot janë të pakoordinuara e konsumojnë para pa punë. Kjo strukturë do të organizojë dhe do të garantojë mirëfunksionim edhe në pjesë të tjera të organizmit shtetëror.

Programi i Byrosë Kombëtare të Hetimit ka këto pjesë shumë të rëndësishme. Ajo ka analizën e informacionit kriminal, lufta kundër trafiqeve njerëzore, armëve eksplozive anti-terrori, drejtimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit, njësinë speciale të agjentëve të mbulimit, policia shkencore dhe antikrimi kompjuterik, mbrojtja e dëshmitarëve, policia e qarkullimit e rendit etj. Këto shërbime do amalgamohen në një strukturë të vetme dhe kalimi i informacionit nga poshtë-lart të bëhet transparent, i kontrolluar nga mekanizma të ndryshëm dhe i pamanipulueshëm. Pikërisht këtë strukturë pritet të ngrejë menjëherë kryeministri Rama, për të reformuar sistemin.

Byroja Kombëtare e Hetimit do të merret me analizën e informacionit kriminal i cili do të vijë nga shërbimet e specializuara të shtetit shqiptar.

Me luftën kundër trafiqeve njerëzore që janë kthyer në një gangrenë në Shqipëri.

Me luftën kundër kontrabandës në kufirin e Shqipërisë me rajonin dhe kontrabandën ndërkombëtare.

Luftën kundër trafikut të drogës dhe të lëndëve radiaktive.

Luftën për eliminimin e armëve eksplozive dhe anti-terrorin.

Drejtimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit. Me njësinë speciale të agjentëve të mbulimit.

Policinë shkencore dhe antikrimin kompjuterik.

Mbrojtjen e dëshmitarëve dhe akomodimin e tyre.

Policinë e qarkullimit, të rendit dhe gjithë policitë e tjera.

Do garantohet një rritje shumë të shpejtë të cilësisë së punës hetimore e shkëputje shumë të shpejtë të lidhjeve të konsoliduara që kompromentojnë punën hetimore.

Këto shërbime do amalgamohen në një strukturë të vetme dhe kalimi i informacionit nga poshtë-lart të bëhet transparent.

Informacioni do jetë i kontrolluar nga mekanizma të ndryshëm dhe i pamanipulueshëm.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit