Cili shtet është më i fuqishëm? Kush prodhon më shumë armë bërthamore? Ku ndodhin sulmet më të shpeshta nga peshkaqenët? Apo në cilin shtet martesat zgjasin më shumë? Për të zbuluar këto dhe shumë pyetje të tjera, po publikojmë një hartë, e cila tregon veçantitë apo cilësitë e çdo shteti.

Sipas hartës, çdo shtet është më i zoti në diçka. Harta është projektuar nga Rafaan Anvari, William Samiri dhe Ray Yamarto.

Rafaan Anvari tha se u desh kohë për të zbuluar etiketimet për secilin shtet dhe të gjitha janë realizuar duke përdorur edhe informacione nga njerëzit e ndryshëm.

Anvari pohon se fillimisht harta u projektua që të tregonte emrat më të përdorur të fëmijëve për secilin vend.

harte
Afroni dhe largoni hartën për të parë shtetet

Nga një vështrim i përgjithshëm, ajo që bie në sy është se Shqipëria nuk është përfshirë në këtë hartë, që sipas subjektit të kësaj harte na lë të kuptojmë se Shqipëria nuk ka asnjë cilësi të veçantë.



(v.gj/shqiptarja.com)