Ja hierarkia e një kopeje ujqërish!

Ja hierarkia e një kopeje ujqërish!
Tre ujqërit e parë janë ata të dobët dhe të sëmurë. Ata i japin ritmin ecjes të të gjithë kopesë. Po të ishte e kundërta, ata do të mbeteshin të fundit dhe do të ngrodhnin. Në rast sulmi, ata janë të parët që sakrifikohen. Ata krijojnë shtegun në dëborë, për t’iu kursyer energjinë atyre që janë pas tyre. Ndiqen nga pesë ujqër të fortë që krijojnë vijën e parë sulmuese, ndërsa në qendër ndodhet pasuria e kopesë, 11 ulkonja. Më pas, 5 ujqër të tjerë krijojnë prapavijën.

I fundit, thuajse i izoluar nga kopeja, është lideri. Ai duhet ta shohë mirë të gjithë grupin për ta kontrolluar, drejtuar, koordinuar dhe për të dhënë komandat e nevojshme”.

Kjo foto eshte publikuar nga Saverino Giambi. Mirëpo jo të gjithë janë dakord me atë që përshkruan ai.Disa e quajnë të pamundur një gjë të tillë dhe këmbëngulin se është krejt e kundërta, ndërsa disa të tjerë e vlerësojnë si një mënçuri të Nënës Natyrë.

ujqerit

Edhe për vendin ku është shkrepur fotoja ka kontradikta.

Autori thotë se është bërë në Parkun Natyror në Vanatori Neamt, Rumani, ndërsa disa të tjerë përcjellin të njëjtën pamje, duke e lidhur me Kanadanë dhe me përshkrimin se ujqërit e zonës atje janë të vetmit ujqër në planet që janë aq të mëdhenj dhe të fuqishëm sa mund të sulmojnë edhe bizontët për t’u ushqyer te gjithe kopene.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)