Objekti, i ashtuquajtur “Gjethi”, me adresë, Rruga “4 Shkurti”, Tiranë, është një objekt i spikatur nga pikpamja e veprimtarisë dhe e pamjes së tij gjithmonë misterioze, përfaqësuar në këtë rast nga Sigurimi i shtetit. Ky objekt, gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri ka shërbyer si, “Seli qendrore e Drejtorisë së pestë (teknika operative) të Sigurimit të Shtetit“, duke fshehur brenda saj një merimangë të sofistikuar aparaturash spiunazhi nga më modernet për kohën.
Nga pikëpamja historike ky objekt u ndërtua fillimisht për të shërbyer si klinikë mjekësore. Në këtë godinë lindi princi trashëgimtar Leka Zogu pak ditë para se Shqipëria të pushtohej nga Italia fashiste. Gjatë pushtimit gjerman kjo godinë ka shërbyer si seli e Gestapos. Pasi u përdor në vitet e para të regjimit komunist si godinë e hetuesisë ku torturoheshin e merreshin në pyetje kundërshtarët e regjimit komunist, ajo u shndërrua në një ambient të zhvillimit të veprimtarive nga Sigurimi i Shtetit prej nga realizoheshin përgjime dhe kontrolle të korrespondencës për qytetarë vendas apo të huaj në Shqipëri.
Pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991, dhe me shpërbërjen e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, ky objekt u shndërrua në selinë e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), e më pas të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), duke funksionuar nga pikpamja praktike si qendër përgjimesh deri në vitin 1998. Më pas objekti pushoi së funksionuari duke mbetur deri në ditën e sotme i mbyllur, pa funksion parësor, në pronësi gjithsesi të SHISH, sot me VKM nr. 468, dt. 22.07.2014 në pronësi të Ministrisë së Kulturës.
Në Shqipëri si në çdo vend tjetër të bllokut lindor, shërbimet sekrete, kanë luajtur një rol dominues në jetëzgjatjen dhe sundimin 45 vjecar të regjimit komunist. Me krijimin e saj, pas çlirimit të vendit, Drejtoria e Sigurimit të Shtetit ishte mjaft agresive dhe efektive në përgjimin dhe survejimin e njerëzve të pushtetit, gjithashtu edhe të popullatës shpesh duke abuzuar e hamendesuar për armiqtë e shumtë imagjinarë. Një pjesë e mirë e aparaturës teknike dhe materiale të shumtë, të përdorur në atë periudhë nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, janë të magazinuar dhe të arkivuar në ambientet e kësaj godine dhe në Arkiva të posaçëm. Pjesa dominuese e këtyre aparaturave nuk përdoren më nga SHISH. Ato janë aparatura të fushës së teknikës operative, kryesisht, kamera, monitorë, incizues, përforcues, laboratorë fotografikë, kimikë, radio- marrës, kompjutera e deri tek veglat e thjeshta që përdoreshin nga agjentët për të kryer atë lloj veprimtarie.
Hapjes së këtij muzeu i parapriu VKM nr. 468, datë 22.07.2014 “Per ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Shërbimi Informativ i Shtetit te Ministria e Kulturës, të pronës së paluajtshme shtetërore, me emërtimin “objekti “Gjethi”, dhe për një ndryshim në Vendimin nr. 502, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, me karakter sekret, Shërbimit Informativ Shtetëror”, të ndryshuar, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi” Ministrisësë Kulturës.
Ideja për të shndërruar godinën “ Shtëpia me Gjethe” në një muze publik që përkujton dhunën psikologjike të regjimit komunist e kontrollin e qytetarëve përmes përgjimeve të kryera nga Sigurimi i Shtetit, do të krijojë një muze të vecantë tipologjik, me interes për vizitorët vendas dhe të huaj si edhe do të pasurojë më tej rrjetin e muzeve kombëtarë në Shqipëri.
Projekti do të realizohet nga Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Arkivin e Ministrisë së Brendshme, Shërbimin Informativ Shtetëror, ekspertë të jashtëm, arkitektë, muzeologë apo dëshmitarë të asaj periudhe, të cilët “kanë prekur” konkretisht veprimtarinë e sigurimit të shtetit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO