Ja insektet më të rrezikshme
që mund të shkaktojnë vdekjen

Ja insektet më të rrezikshme<br />që mund të shkaktojnë vdekjen
Bleta vrasëse

Bleta e afrikanizuar është shfaqur në vitin 1957, si kryqëzim i bletës evropiane dhe bletës afrikane më shumë mjaltëdhënëse. Natyrisht, si edhe shumë ide të tjera “gjeniale”, idetë e lojës me natyrën kanë përfunduar shumë keq. Nëse ju pickon bleta e afrikanizuar, ajo nuk do t’ju fusë vetëm helmin e vet në trupin tuaj, por do të fusë edhe feromonin aromatik, i cili do t’ju shënojë si çak dhe do t’i sinjalizojë bletët e tjera që t’ju sulmojnë. Trupi i njeriut mund të përballojë rreth 14 pickime për çdo kilogram të masës trupore para se jeta të rrezikohet seriozisht.
Është e njohur që luzma e këtyre bletëve mund të pickojë cakun rreth 500 herë në sekondë. Deri tani dihet për më shumë se 1.000 raste të vdekjeve që i kanë shkaktuar bletët vrasëse.
bleta
 
Triatomine
 
Këto insekte ato janë të rrezikshme sepse infektojnë njerëzit me sëmundjen Chagga. Ato  nuk ngordhin pas pickimit, kështu që vetëm një insekt mund të infektojë një numër të madh njerëzish.Fshihen nëpër shtëpi dhe sulmojnë njerëzit në gjumë. Kryesisht pickojnë indet e buta në buzë dhe sy. Sëmundja Chagga nuk bartet me pickim, por me jashtëqitjet i cili hyn në trupin e njeriut nëpërmjet plagës të cilën e krijojnë.
Nga viti 2008, 16-18 milionë njerëz janë infektuar me këtë sëmundje, nga të të cilët 20.000 njerëz vdesin në vit.
triatomine
 
Buburreci plumb
 
Buburrecat plumb vijnë nga malet e pashkelura në Nikaragua dhe Paraguai, janë të gjatë rreth 2.5 cm dhe kryesisht jetojnë në koloni në drunj. Kur sulmojnë, kryesisht kërcejnë nga drunjtë mbi cakun – dhe me atë rast lëshojnë britma.
Edhe pse nuk është insekt vdekjeprurës, buburreci plumb ka merituar të përfshihet në këtë listë të “insekteve simpatike”, për shkak të pickimit – për të cilin thuhet që është më i miri në botë.
Pickimi i tij shkakton dhembje të tmerrshme e cila nuk pushon 24 orë (për ç’arsye banorët vendës e quajnë “buburrec 24 orë”. Dhembja është aq e fortë, sa pickimet përjetohen sikur qëllojnë plumbat.
buburreci
 
Buburrecat safari
 
Kur u mungon ushqimi, kolonia e buburrecave safari niset në marshim si një tërësi duke shkatërruar çdo gjë që i del para.
Edhe pse nuk është e vështirë shmangia, të rinjtë dhe të moshuarit shpesh bëhen viktima të tyre. Çdo vit, buburrecat safari vrasin 20 – 50 njerëz dhe bëjnë dëme mijëra dollarësh.
safari
 
Grethi Japonez
 
Ky greth gjigant mund të rritet edhe deri në 5 cm (gjerësia e krahëve rreth 76 mm), ndërkaq janë të njohura rastet që vetëm një greth i tillë mund të shkatërrojë një koshere të tërë bletësh.
 
Për njerëzit pickimi mund të jetë vdekjeprurës jo vetëm për shkak të reaksioneve alergjike, por edhe për shkak të helmeve të shumta të cilat i bart në vete. Çdo vit, ky greth gjigant vret rreth 40 njerëz.
Katër gjëra janë interesante që kanë të bëjnë me pickimin e grethit gjigant japonez: 1) Pickimi i tij ka përqendrim të madh kimikalesh të cilat quhen Acetilholin dhe të cilat shkaktojnë dhembje më shumë se nga cilido insekt qoftë. 2) Helmi është aq i fuqishëm sa që mund të shkrijë indet njerëzore. 3) Përmban së paku tetë kimikate të ndryshme. 4) Si edhe çdo greth tjetër, mund t’ju pickojë disa herë.
grethi
Redaksia Online
(Al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës