Babai i Irinës vdiq nga një sëmundje në mushkëri dhe Shayk është rritur duke ngrënë vetëm patate, ndërsa familja e saj nuk mund të përballonte t’i blinte as një palë taka, shkruan DailyMail. Pengesat kanë qenë të shumta në jetën e 29-vjecares, e cila ëndërronte të bënte karrierë në ‘tokën e premtuar’ si modele, por viza amerikane iu refuzua.
Dhe modelja ‘ngeci’ në vendin e zymtë e të pistë, të zhytur në varfëri. E përqëndruar në shkollë dhe tek rezultatet e larta, Irina nuk donte të krijonte marrëdhënie me asnjë mashkull, por ishte e fokusuar tek objektivat e saj në fushën e modelingut.
Dhe pasi lidhi kontratën me një agjensi në Moskë, duket se gjërat morën për mirë dhe Irina u shndërrua në yllin e pasarelave dhe kopertinave që njohim sot. Duke bërë një krahasim me Irinën e vjetër dhe Irinën e sotme, zor se mund të gjejmë ndonjë ndryshim.
Modelja është një bukuri e lindur dhe me kalimin e viteve paraqitet edhe më e kuruar. Momentalisht 29-vjecarja është në një marrëdhënie me aktorin Bradley Cooper dhe janë fotografuar shpesh të dashuruar në publik.
Ndërsa nuk duhet harruar që një impakt të rëndësishëm në famën e modeles pati edhe lidhja disavjeçare me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)