Ja katër shenjat e horoskopit që
duhet tu rrish larg kur nevrikosen

Ja katër shenjat e horoskopit që<br />duhet tu rrish larg kur nevrikosen
Askush nuk e di se kur mund të bëhet me nerva dhe kjo bën që dhe reagimi të jetë i pakontrolluar.

Çdokush ka mënyrën e tij të të shprehurit inatin, por katër shenjat e mëposhtme janë ato që duhet t'u rrinë larg, në të kundërt mund ta pësoni.

Akrepi
Në pëgjithësi personat që i përkasin shenjës së akrepit janë të qetë, të drejtë dhe të drejtpërdrejtë. Nuk kanë frikë të mbrojnë idetë dhe parimet e tyre, por kur dikush u bie në qafë padrejtësisht nxjerrin thonjtë (që nuk i kanë). Është mirë të mbani larg vetes një akrep të inatosur, pasi nuk dihet kurrë si mund të përfundojnë.

Luani
Do të ishte e pamundur që në këtë klasifikim të mos mungonte mbreti i zodiakut. I njohur për natyrën e tij të fortë, dominante dhe egocentrike, luani shndërrohet në një bishë të vërtetë në fazën e tij shpërthimit. Në përgjithësi dinë të ruajnë qetësinë dhe të mos përfshihen emocionalisht, por në momentet e inatit harrojnë gjithçka. Nëse dëgjoni që fqinji juaj po thyen disa pjata në korridor, me siguri është i shenjës së luanit.

Demi
Padrejtësia, thyerja e besimit dhe mungesa e korrektesës janë disa prej gjërave që e bëjnë demin të humbasë toruan. Demi shquhet për qetësinë dhe racionalitetin e tij tipik, por kjo nuk do të thotë se mund të abuzoni me këto virtyte të tij. Kini kujdes se po e bëtë me nerva, nuk nguron t'u ngulë brirët. Madje s'është nevoja t'i tundni pelerinën e kuqe të toreadorit, pasi demi i inatosur sulmon çfarë t'i dalë përpara.

Bricjapi
Është shumë e vështirë që bricjapit t'i dalin gjërat nga kontrolli, por nëse ndodh dijeni që keni mbushur kupën dhe e keni prekur në pikën e tij më të ndjeshme. Shërthimet e tyre të inatit janë të pakontrolluara, janë shumë të ashpër me gjuhën dhe sulmojnë pa u menduar dy herë. Lërini të qetë në momentet e tyre të acarimit, në të kundërt do ta keni punën pisk, aq sa nuk do të donit të kishit lindur më mirë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi