Ja katër shenjat e horoskopit që nuk
rezistojnë dot pa i'u kthyer ish-it

Ja katër shenjat e horoskopit që nuk<br />rezistojnë dot pa i'u kthyer ish-it
Jeni ndarë nga personi i zemrës? Nëse ai është një nga këto shenja do të kthehet sërish, me ose pa kushte.

Zbuloni nëse jeni një nga këto shenja apo është partneri ose partnerja juaj.

Dashi
Kthehet, por me shumë passion.
Të lindurit në shenjën e dashit dashuron deri në luftë, pasi sundohet nga planeti Mars.
Por është edhe shenjë shumë pasionante, ndaj nëse kthehet me ish-in, duhet të ketë patjetër edhe seksin e pajtimit.
 
Demi

Fal, por nuk harron.
Personat që i përkasin shenjës së demit sa  ç’janë kokëfortë, aq edhe falin.
E megjithatë edhe nëse vendosin ta lënë pas të shkuarën, nuk e harrojnë atë, ndaj nëse keni ndërmend t’i kërkoni një Demi të ktheheni, bëni mirë të pendoheni me tërë mend.
 
Gaforrja
Kthehet, që ç’ke me të.
Për të lindurit në shenjën e gaforres partneri është një shtëpi, dikush me të cilin ndihet rehat, një sup ku të mbështeten.
Ndaj kur ndahen, gjithçka shembet dhe ndihen si të pastrehë, por nëse dikush u jep qoftë edhe një shenjë rikthimi, do të bëjë gjithçka që të kthehen.
 
Bricjapi
Sa bukur është kur kthehesh prapë.
Bricjapët  do t’jua japin një mundësi të dytë, por ka një kleçkë, ata janë shumë të rreptë me partnerët ndaj nuk ju kthehen prapë nëse nuk ia bëni të qartë se e keni marrë mësimin.
Do të jeni bashkë dhe do të jetë e mrekullueshme, veçse periudha e parë do të jetë një provë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e presidentit Raisi, Irani në krizë për pasardhësin! Zgjedhjet mbahen në 22 qershor, ende s’ka një kandidat potencial

Vdekja e presidentit Raisi, Irani në krizë për pasardhësin! Zgjedhjet mbahen në 22 qershor, ende s’ka një kandidat potencial