Pavarësisht se qeveria ka miratuar projektligjin për faljen e debive të ish ushtarakëve, përfitimi do të jetë duke filluar nga muaji qershor. Kjo për shkak se projektligji ende nuk ka filluar diskutimet në komisionet parlamentare, që më pas të votohet në Parlament. Gjithashtu projektligji do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Të gjitha këto procedura pritet të zgajtin rreth një muaj e gjysëm dhe debitë ish-ushtarakëve do të falen pas datës 1 qershor 2016.

Të kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, përfaqësuesit e shoqatave u shprehën se prisnin që debitë të faleshin në një kohë të shkurtër dhe jo disa muaj, pasi te jepej lajmi. Ndërkohë nga falja e debive pritet të përfitojnë rreth 5500 ish-ushtarakët që gjatë viteve të fundit u është mbajtur një pjesë e pensionit.