Ja kush do e zëvendësoj Nicki Haleyt në ambasadën amerikane, në OKB

Ja kush do e zëvendësoj Nicki Haleyt në ambasadën amerikane, në OKB

Ivanka Trump dhe Donald trump

Gjatë ditës së sotme shtypi amerikan ka aluduar se kush do jetë ambasadorja e re, të cilët kanë shprehur se presidenti Donald trump po mendon të emërojë vajzën e tij, Ivanka Trump si pasuese të Nicki Haleyt në ambasadën amerikane, në OKB.

Mirëpo lajmi është bërë i ditur menjëherë pasi Haley vendosi të japë dorëheqjen gjatë ditës së sotme, për arsye që ende nuk janë bërë publike, ndërsa vetë Trump foli për këtë çështje pasditen e të martës.

Ivanka do të ishte e jashtëzakonshme, një “dinamit” në atë pozicion dhe e vërteta është se unë nuk di nëse ka ndonjë tjetër më të aftë se ajo, për të punuar në atë post. Megjithatë, nëse do të emëroja Ivankën, do të më akuzonin për nepotizëm.   

                                  Donald trump

Gjithashtu presidenti amerikan ka shtuar më pas se po studion disa alternativa për të zgjedhur pasuesen e Hailey-t, mes të cilëve është edhe ish Këshilltarja e tij për Sigurinë, Dina Powell.

Hailey do të jetë në shërbim deri në fund të vitit, por unë po shqyrtoj kandidaturat dhe do të emëroj pasuesin e saj brenda 2-3 javësh.  

                        Donald trump

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë