Ja kush është gruaja e anëtarit të KLP-së që zëvendësoi Arben Malajn në bordin e Bankës së Shqipërisë

Ja kush është gruaja e anëtarit të KLP-së që zëvendësoi Arben Malajn në bordin e Bankës së Shqipërisë

Violeta Staka

Violeta Staka është gruaja që ka zëvendësuar zyrtarisht Arben Malajn në pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Kandidatura e zonjës Staka u miratua nga Kuvendi në 3 dhjetor 2020, ndërsa vendimi u botua në Fletoren Zyrtare në 29 dhjetor 2020, duke i hapur rrugë kandidates që të nisë detyrën në fillim të vitit 2021. Violeta Staka është bashkëshortja e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Vatë Staka, i cili ka kaluar me sukses procesin e Vetingut. Vatë Staka ka ushtruar funksionin e prokurorit në Shkodër.

Violeta Staka ka lindur në Tropojë në Tropojë në vitin 1969. Ajo ka mbaruar shkollën fillore dhe shkollën 8-vjeçare në këtë qytet dhe më pas ka filluar shkollën e mesme tregtare Vlorë, dega ekonomi. Fakultetin e Ekonomisë përfunduar në vitin 1991. Po këtë vit ka filluar punë si administratore në Kryqin e Kuq në Tropojë. Nga viti 1992 deri në vitet 2000 ka punuar në fushën e sigurimeve shoqërore në zonat e Shkodrës. Më pas ka punuar në Shërbimin Social Shtetëror për një periudhë të shkurtër disamujore dhe në tetor të vitit 2000 dhe deri më pas ka punuar në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.

Ndërkaq, ish-ministri dhe ish-deputeti socialist Arben Malaj u shkarkua me propozim të grupit parlamentar të Partisë Socialiste në 18 dhjetor të 2019, me argumentin se ka mbajtur qëndrime personale politike, të cilat nuk lidhen me politika mbikëqyrje të Bankës së Shqipërisë. Më parë, në 12 mars 2019, qeveria, me propozim të kryeministrit Edi Rama vendosi pezullimin e Malajt nga detyra si dhe i propozoi Kuvendit shkarkimin e tij. Në 15 korrik 2019, edhe grupi parlamentar i PS i propozoi Kuvendit shkarkimin e Malajt. Këtë vendim Malaj e ka ankimuar deri në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit e ka rrëzuar kërkesën e Malaj për shqyrtim që në dhomë këshillimi.

Emërimi i Violeta Stakës

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesia: 04/01/2021 18:25

    Nga te gjitha kandidaturat u zgjodh me e pa afta, qe ska lidhje fare me Banken. Po me prokurorine si è zgjidhet, duke qene se burri eshte ne hetim per fsherje te dosjeve?!. Lat nam me keto qe zgjidhni. T’Ju vije turp o te mjere qe hiqni Profesor Arbenin e vini nji qe se ka haberin.

    Përgjigju
  • Tropojani: 04/01/2021 17:59

    O Tironc me perpara i kane mbyllur syte per burrin e saj! qe nuk e meriton ate vend qe eshte zgjedhur!ky eshte nder prokururet mete pa afte dhe i shum perfolur i lidhur me krimin ne Shkoder.

    Përgjigju
    • Tirona: 04/01/2021 19:05

      O Tropojan! Kjo qe thua eshte me se e vertete , po mundohen te kapin sistemin e drejtesise se re qe po lind por kot mundohen, se Cecua ka Bicak

  • Kasem gahinji: 04/01/2021 17:49

    Qe te ushtronte mire detyren ,ajo duhet te ndahet nga burri.ose prokurori duhet te jape doreheqjen.po biografine si è ka ?te shihet mire deri ne kushuri te shtete,sepse eshte ne funksion te rendesishem.

    Përgjigju
  • Tirona: 04/01/2021 17:20

    .....dhe do te vije nje dite qe ky prokuror do te mbylli syte per abuzhimet apo shkeljet e ligjit qe mund te beje Banka e Shqiperise duke favorizuar qeveritaret dhe politikanet. Me keto lloj emerimes nuk po duket se politika po tenton te kapi sistemin e ri te drejtesise. SHBA dhe BE se vetem keta mund te na zgjidhin pune, duhet te jene vigjilente dhe te godasin qe ne embrion keto lloj emerimesh. Nuk paska gra dhe vajza te tjera shqiperia qe nuk kane lidhje me sistemin e drejtesise apo me qeveritare dhe politikane qe te ushtrojne detyra ne institucione te larta shteterore apo keto vende pune qenkan vetem per bashkeshortet e gjykatesve, prokuroreve, qeveritareve dhe te politikaneve..... eshte shume e qarte politika po mundohet te rikapi sitemin e drejtesise duke iu dhene vende kyqe ne administraten shteterore familjareve te sistemit te drejesise, por sado qe do te mundohen, do te jete e kote, se me hyrjen e shqiperise ne BE do te ngelen te gjithe si peshku pa uje.

    Përgjigju
  • Ben: 04/01/2021 16:56

    Paska CV complet jashte funksionit qe do kryeje.Por meqe paska burre prokurorin Pal Vata,paska fitu.Nuk e kuptoj,si nuk vendosin nje qytetar/e,e pamundur,duhet patjeter malok ose katunar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini