Sindi studioi për Shkenca Kompjuterike në Amsterdam me rezultate të shkëlqyera dhe ishte një nga 8 mijë aplikueset për bursën e Google.
Kjo bursë ju jepet grave dhe vajzave të suksesshme që studiojnë shkenca informatike.
Shkodrani studion mastër Inteligjencë Artificiale dhe po zhvillon projektin e mbështetur nga Google për të frymëzuar nxënëset në gjimnaz të studiojnë informatikë.
Sindi nuk është e vetmja shqiptare që e ka fituar një bursë të tillë, pasi vitin e kaluar një tjetër shqiptare e ka fituar në “La Sapienza” në Romë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)