Mediat kanë zbardhur identitetin e e vajzës 20-vjeçare që filmoi video-skandalin me kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelilin.
 
Vajza me inicialet A.A., ka një profil në rrjetin social “Facebook”, ku edhe pse nuk është shumë aktive me foto dhe video, ka një foto të sajën.
 
Ajo gjithashtu ka publikuar datën e fillimit të punës si menaxhere në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, më 26 shkurt të vitit 2016. Ky vend pune iu premtua nga kryebashkiaku, Shukri Xhelili.
 
Në foton e coverit ka gjen edhe shënimin “Ki qef me kon su un, po tmungon aftësia. tjetër sen o qefi, e tjetër eshte mundësia”.
 
Prokuroria e Dibrës ka marrë në pyetje vajzën 20-vjeçare e cila denoncoi skandalin seksual. Mësohet se 20-vjeçarja i ka qëndruar deklaratave të bëra në emisionin “Të Paekspozuarit”
 
20-vjeçarja ka deklaruar se nuk ishte detyruar nga kryebashkiaku Xhelili për të kryer marrëdhënie seksuale.
 
“Nuk ka pasur asnjë shtrëngim për seks. Jam ofruar vetë pranë televizionit për të bërë filmimin e fshehtë. Videon vendosa ta bëj publike për qejf”, ka thënë A.
 
Ndërsa Xhelili gjatë marrjes në pyetje, e ka quajtur inskenim videon ndërsa ka pranuar se e njihte vajzën prej një viti dhe se kishte 3 muaj që ishte punësuar në bashki.

Redaksia Online
Shqiptarja.com