Ja kush ishte spiuni i Francës që
zbuloi formacionin e Shqipërisë

Ja kush ishte spiuni i Francës që<br />zbuloi formacionin e Shqipërisë
Trajneri i kombëtares së të rinjve të U-19 të Francës, Patrick Gonfalone është spiuni i trajnerit Didier Deschamps për gjithçka që ndodh në ekipin kombëtar të Shqipërisë.
 
Didier Deschamps ka në dispozicion 4 trajnerë për të ndjekur kundërshtarët dhe studiuar hapa pas hapi në mënyrë që të përgatisë sa më mirë strategjinë për përballjet e ardhshme në fazën e grupeve dhe më tej.
 
Patrick Gonfalone i është lënë në patronazh Shqipëria dhe prej disa javësh e ka studiuar deri në detaje nga ndeshjet miqësore me Katarin e Ukrainën, deri te sfida e parë në Lens përballë Zvicrës në Euro 2016.
 
Sot Patrick Gonfalone pritet ti prezantojë trajnerit Didier Deschamps raportin e detajuar me të gjitha pikat e dobëta dhe të forta për ndeshjen e së mërkurës, që tekniku i ‘gjelave’ të marrë masat.
 
Megjithatë raporti i spiunit Patrick Gonfalone nuk do te jete i plote, pasi edhe vetë De Biasi ende nuk e ka të qartë se cilin do të vendosë në krah të Mavrajt, Ajetin apo Kukelin përballë Francës pas mungesës së Canës.


Faksimile e lajmit për spiunin Patrick Gonfalone​ te kombëtarja shqiptare
Patrick Gonfalone

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin