Ja kush janë 7 terroristët që 
sulmuan Parisin të premten

Ja kush janë 7 terroristët që <br />sulmuan Parisin të premten
Truri i sulmeve në Paris është Abdelhamid Abaaoud, një shtetas belg që ndodhet në Siri. Sipas autoriteve franceze janë zbuluar lidhjet e tij me një nga terroristët Ibrahim Abdeslam, që kreu një sulm vetëvrasës në lokalin “Comptoir Voltaire”. 

terroristet

Ndërkohë një pjesë e mirë e terroristëve janë identifikuar. Kërkime masive, janë duke u zhvilluar për anëtarët e mbijetuar të grupit xhihadist. Policia ka identifikuar Salah Abdeslamin, 26 vjeç, si të dyshuar kryesor. Ai thuhet se ka marrë me qira një makinë Volkswagen Polo, e cila është përdorur nga sulmuesit. Makina është gjetur pranë teatrit Bataclan. Fillimisht ai është ndaluar nga policia në kufi me Belgjikën e pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë. 

i kerkuari

Sipas zyrtarëve, ai është njëri nga tre vëllezërit që kanë jetuar në Belgjikë, por që kanë pasur lidhje me sulmet në Francë. Njëri nga ta, Brahim Abdeslam, 31 vjeç, është sulmuesi që ka hedhur veten në erë në Bulverdin Voltaire, në Paris. Vëllai i tretë, Mohammed, është arrestuar në Bruksel pasi është kthyer nga Parisi dhe mbetet në paraburgim.

Njëri nga sulmuesit që ka hedhur veten në erë pranë stadiumit Stade de France në Paris, ka jetuar po ashtu në Belgjikë. Ai është identifikuar në media si Bilal Hadfi, 20 vjeç.

Ndërkohë autoritetet kanë konfirmuar se Ahmed Almuhamed, pasaporta e të cilit është gjetur pranë stadiumit Stade de France, është një nga terroristët. Ai ka lindur në qytetin Ildib të Sirisë dhe ka kaluar në 6 vende, nga Greqia, Serbia, Maqedonia, Kroacia dhe Austria për të mbërritur në Francë.

siriani

Emrat e dy terroristëve të tjerë të identifikuar janë Omar Mostefai dhe Samy Amimour.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)