Ja kush janë ministrat
e Qeverisë Rama

Ja kush janë ministrat<br />e Qeverisë Rama
EDI RAMA
Lindi më 4 korrik 1964 është politikan, publicist dhe piktor shqiptar, Kryetar i PS, tani kryeministër. Më 1998 emërohet ministër i Kulturës. Në vitin 2000 për herë të parë kandidon për kryetar bashkie i Tiranës, duke mundur në garë Besnik Mustafajn. Rikandidon më 2003 përballë Ngjelës dhe zgjidhet sërish. Më 2005 pa humbjes së zgjedhjeve nga PS e drejtuar nga Fatos Nano fiton përballë Rexhep Meidanit e bëhet kreu i PS. Më 2007 rikandidon përballë Olldashit, dhe rifiton mandatin e tretë si kryebashkiak. Humbet në tavolinë përballë Bashës për kreun e bashkisë më 2011. Pas rezultatit të kontestuar më 2009, fiton më 23 qershor 2013.
 
NIKO PELESHI
Ka lindur më 11 nëntor 1970 në qytetin e Korçës. Një ndër biznesmenët më të suksesshëm të këtij qarku, vendimtar për të ka qënë largimi nga PD dhe kalimi tek e majta, duke drejtuar Dhomën e tregtisë. Më vonë bëhet prefekt i Korçës për të kandiduar në zgjedhjet vendore të vitit 2007 si kryebashkiak dhe për të fituar të gjitha betejat elektorale deri më tani. Një ndër të paktët krerë bashkie që është në kryesinë e PS, është një ndër bashkëpuntorët më të ngushtë të kryeministrit të Zgjedhur Edi Rama. Ka qënë aktiv në hartimin dhe propagandimin e programit qeverisës të PS, program që i dha fitoren PS më 23 qershor 2013.
 
SHKËLQIM CANI
Ka lindur më 6 maj 1956 në Peshkopi dhe është diplomuar për ekonomi. Deri në vitin 1990 ka qënë drejtues i departamentit të jashtëm të Bankës së Shqipërisë. Në vitin 1991, në qeverinë “Nano 1” bëhet zv.kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 1997 merr drejtimin e Bankës së Shqipërisë duke u bërë Guvernator i saj. Post të cilin e mbajti një mandat, për t’u zëvendësuar nga guvernatori aktual Ardian Fullani. Eshtë një ndër ekspertët më të mirë bankarë dhe financiarë në vend, ndërsa ka bërë pjesën e programit të PS që flet për ringritjen financiare të Shqipërisë. Ndërsa tashmë ka detyrën e implementimit të këtij programi.
 
SAIMIR TAHIRI
Ka lindur më 30 tetor 1979 në Tiranë dhe ka përfunduar studimet për jursprudencë në Itali. Me ardhjen në Shqipëri, pasi është marrë me disa OJF jofitimprurëse, merr në PS postin e zëdhënësit të kësaj partie. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 fiton mandatin e deputetit, duke u zgjedhur dhe nënkryetar i grupit parlamentar solcialist. Më pas zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste për kryeqytetin, ndërkohë që në zgjedhjet parlamentare të 2013 merr dhe një mandat tjetër deputeti. Eshtë hartuesi i programit të PS, për pjesën e ringritjes dhe ristrukturimit të rendit dhe të policisë së shtetit. Tashmë ministër i Brendshëm.
 
MIMI KODHELI
Ka lindur më 11 shtator 1964 në Tiranë dhe ka përfunduar shkollimin për ekononomik dega financë. Ka bërë masterin në universitetin e Nebraskës në SHBA por dhe doktoraturën në Universitetin e Veronës në Itali. Ka punuar në bankat më të mëdha në Itali, në menazhimin e ndërmarrjeve prestixhoze, në Bankën e Shqipërisë, në Bankën Amerikane. Për tre vite me radhë ka qënë zv.kryetare e Bashkisë së Tiranës, si dhe një vit prefekte e qarkut Tiranë, por dhe anëtare e këshillit Bashkiak. Nga viti 2009 është deputete e PS, nënkryetare e komisionit parlamentar të Ekonomisë, hartuese e programit ekonomik të PS dhe pedagoge.
 
DITMIR BUSHATI
Ministri i ri i jashtëm ka lindur më 24 mars 1977 në Shkodër dhe u diplomua me medalje të Artë, nga UT, Fakulteti i Drejtësisë. Specializim në të Drejtën Europiane, pranë Qendrës Europiane të së Drejtës Publike në Athinë, Greqi, në kuadër të programit TEMPUS. Ndërkohë që ka qënë në ministrinë e Integrimit. Në vitet 2007-2009, Ditimir Bushati ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, post të cilin e ka lënë në vitin 2009 ku u zgjodh deputet i qarkut të Tiranës. Ka qënë kryetar i Komisionit Parlamentar të Integrimit, për katër vite dhe pikë reference për të gjithë elementët integrues nga ana e Bashkimit Evropian.
 
KLAJDA GJOSHA
Ministrja e re e integrimit ka lindur në Tiranë më 28 korrik 1983 dhe është anëtarja më e re e kabinetit qeverisës vetëm 30 vjeçe. Ka mbaruar studimet në Britaninë e Madhe për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, më pas ka marrë dhe titullin Master në Studime Europiane. Zgjidhet deputete për herë të parë në 23 qershor, ndërsa nga janari mbajti vetëm për tre muaj postin e zëvendësministres së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjithashtu, Gjosha është nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ka kryer kualifike të ndryshme dhe ka pasur një vlerësim maksimal në Parlamentin Evropian nga Pack.
 
NASIP NAÇO
Ministri i ri i Drejtësisë ka lindur më 5 prill 1961 në Skrapar dhe është diplomuar në fakultetin e drejtësisë. Ka qënë në shumë qytete të Shqipërisë prokuror, ndërsa deri më 2008 ka qënë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor, në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, prokuror në Drejtorinë kundër Krimit të Organizuar pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm e  Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Njëherësh në vitin 2009 Nasip Naço u zgjodh deputet i qarkut të Beratit si përfaqësues i LSI. Më 2009-2013, Nasip Naço ka shërbyer si nënkryetar i Kuvendit e ministër i METE.
 
ARBEN AHMETAJ
Ka lindur më 28 qershor 1969 në Gjirokastër dhe është shkolluar në UT për gjuhën frënge por dhe master për ekonomi në Tregëti Ndërkombëtare dhe Diplomaci Patterson, Universiteti Kentucky, SHBA, Universiteti George Ëashington, Diplomuar, Departamenti i Ekonomisë: Menaxhimi i Politikave Ekonomike Publike. Ka qënë drejtor i Tatimeve në qeverinë Nano 1, gjatë viteve 2003-2005 Arben Ahmetaj ka mbajtur postin e zv.ministrit të Energjitikës dhe Industrisë dhe zv.ministrit të Integrimit Europian. Prej vitit 2009 Arben Ahmetaj është deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe një ndër zërat më të fortë në fushën ekonomike në vend.
 
DAMIAN GJIKNURI
Ka lindur në Tiranë më 25 maj 1972 dhe është diplomuar në fakultetin Juridik, UT. Më pas në studime pasuniversitare jashtë vendit:, “Master of Arts” në Politikat Publike me fokus “Çështjet e Sigurisë Kombëtare” në NPS, School  Monterey, Kaliforni, SHBA. Studime mbi Çështjet e Reja të Sigurisë, në qendrën e Gjenevës, për "Politikën e Sigurisë", Zvicër etj. Ka punuar në një sërë institucionesh në Shqipëri. Ka shërbyer në administratat e mëparshme socialiste në poste teknike në Ministrinë e Rendit Publik dhe atë të Mbrojtjes. Prej 2009 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe ka qënë në koamisionin e ligjeve.
 
EDMOND HAXHINASTO
Ka lindur më 16 nëntor 1966 në Tiranë dhe është diplomuar në fakultetin e gjuhëve të huaja për Englisht. Ka qënë që në fillim në diplomaci, ndërkohë që më pas dhe drejtor i kabinetit të ish-ministrit të jashtëm Meta në qeverinë e fundit Nano. Prej tetorit 2009 deri në shtator 2010 ka shërbyer si zv.ministër i Transportit dhe Punëve Publike. Më pas është emëruar ministër i Punëve të Jashtme, post të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2012, ndërsa prej 2011 Haxhinasto ka mbajtur dhe postin e zv.kryeministrit. Nga Korriku i vitit 2012 deri në Prill të vitit 2013 ka mbajtur postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjisë.
 
EGLANTINA GJERMENI
Ministrja e re e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka lindur më 24 nëntor 1968 në Krujë. Eshtë diplomuar në Histori, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, UT. Ka kryer kurs Pasuniversitar në Punë Sociale, Departamenti i Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës,  Master në Punë Sociale, Grand Valley State University, Grand Rapids, Michigan, SHBA,  Doktoraturë në Punë Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, Tema e doktoraturës-"Migrimi femëror në Shqipëri". Në vitin 2009 zgjidhet për herë të parë deputete e Kuvendit të Shqipërisë, pas një angazhimi të gjatë në shoqërinë civile.
 
EDMOND PANARITI
Ka lindur më 1 qershor 1960 në Tiranë dhe është diplomuar në Universitetin Bujkqësor të Tiranës për veterinari. Ka marrë të gjitha shkallët e kualifikimit brenda dhe jashtë vendit në shkencat veterinare, duke qënë një ndër më të vlerësuarit në Shqipëri dhe jashtë vendit. Edmond Panariti ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës prej vitit 2011 deri në vitin 2012, kur dhe u emërua si ministër i Punëve të Jashtme. Post të cilin e dorëzoi në prill të vitit 2013 pas daljes së LSI nga koalicioni qeverisës dhe kalimi në opozitë. Tashmë në postin e Ministrit të Bujqësisë pritet të aplikojë prioritetet e qeverisjes.
 
ILIR BEQJA
Ministri i ri i Shëndetësisë ka lindur më 18 shkur 1968 në Tiranë dhe është diplomuar për Informatikë në Universitetin e Tiranës. Ai ka marrë mastër për ekonomi dhe është trajnuar në disa prej universiteteve më të mira evropiane, duke u specializuar dhe për statistikë. Ilir Beqja ka mbajtur postin e drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në vitin 2009, Ilir Beqja u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por mandati i tij ju hoq pas një vendimi të Gjykatës Kushtetetuese. Ndërkohë që është ndër kryesorët e hartimit dhe të prezantimit të programit qeverisës të PS, edhe për sektorin e shëndetësisë.
 
LINDITA NIKOLLA
Ka lindur më 22 tetor 1965 në Tiranë. Eshtë diplomuar në Fakultetin i Shkencave të Natyrës, dega Matematikë dhe ka përfunduar dhe Master në Administrim Publik, Akademia për udhëheqësi dhe reformë – NDI, Akademia mbi qeverisjen vendore - Universiteti i Pitsburgut, Kualifikuese për teknologjinë e arsimit, menaxhimit e arsimit, “Gruaja në vendimmarrje” etj. Ka qënë mësuese dhe drejtoreshë në shkollat e mesme të kryeqytetit, ndërkohë që prej dy mandatesh, Lindita Nikolli ka mbajtur detyrën e kryetares së Njësisë Bashkiake numër 1, detyrë të cilën e la në vitin 2013, pasi u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
 
ERJON VELIAJ
Ministri i ri i Mirëqenies dhe Rinisë ka lindur më 17 dhjetor 1979 në Tiranë. Është diplomuar në universitetin në Grand Valley State University në Michigan, SHBA dhe Master në University of Sussex, Angli. Ndërkohë që ka punuar në të gjitha vendet e Afrikës, Azisë dhe në Kosovë me grupet e ndihmës, për tu hedhur më pas në politikë. Themelues në vitin 2003 i lëvizjes MJAFT, një organizatë që e drejtoi deri në vitin 2007. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 ai ishte kandidat për në Kuvendin e Shqipërisë përmes listës civile G99. Në v2011 Veliaj iu bashkua kryesisë së PS, si sekretar për rininë dhe emigracionin.
 
MIRELA KUMBARO
Ministrja e re e Kulturës ka lindur më 7 prill 1967 në Tiranë.
Mirela Kumbaro njihet si pedagoge, përkthyese dhe publisicte. Nuk ka patur detyra të mëparshme politike dhe është një ndër zërat më të fortë kritikë të shoqërisë civile në Shqipëri. Përzgjedhja e saj në krye të Ministrisë së Kulturës pritet që të sjellë një risi në kulturën shqiptare dhe të jenë avangardë e mbrojtjes së trashëgimisë popullore në vend. Ajo nuk ka pasur më parë detyra politike dhe as ka qënë e angazhuar në ndonjë parti politike, duke qënë në këtë mënyrë dhe përfaqësuesja e vetme e shoqërisë civile në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
 
LEFTER KOKA
Ministri i ri i mjedisit ka lindur më 4 gusht 1964 në qytetin e Durësit. Është diplomuar në Fakultetin Ndërkombëtar të Shkencave Juridike, Strugë. Ka qënë anëtar profesionist i ekipit të futbollit  "lokomotiva" Durrës, Ndjek kurset IDIC (Instruzione sulla Direzione delle Imprese Commerciali) Trieste, Administrator i Ndërmarrjeve; Sucralba Shpk, Import- Eksport i sheqerit, aksioner mazhoritar i kantinës së pijeve "Gj.K.Skenderbeu", Durrës. Veprimtaria politike, anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, Kryetar i Bashkisë së Durrësit, Anëtar i Këshillit të Qarkut Durrës. Më 2009 e në vazhdim, kryetar i Grupit Parlamentar të LSI.
 
ILIRIAN CELIBASHI
Ka lindur më 2 tetor 1969 në Çorovodë dhe është diplomuar në shkencat jurdike në Universitetin e Tiranës. Ai ka qënë për disa kohë në gjykatën e Durrësit, ndërkohë për gati një vit ishte në postin e zv.ministrit të rendit. Në shkurt të vitit 2001, Ilirjan Celibashi u zgjodh anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Po në shkurt të atij viti ai i zgjodh kryetar i KQZ-së. Qëndroi në këtë detyrë deri në përfundim të mandatit, në prill të vitit 2006, dhe mbahet mend për kreun e KQZ që bëri rotacionin e pushtetit. Më 2013 u zgjodh deputet si përfaqësues i qarkut të Fierit dhe tashmë ministër shteti.
 
MILENA HARITO
Ka lindur më 4 tetor 1966 në Tiranë. Ajo është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në degën e Informatikës, në Fakultetin e Shkencave Tiranë, Milena Harito ka kryer studimet pasuniversitare në Francë, në Universitetin Paris VI, "Pierre et Marie Curie", ku u diplomua në master dhe më pas titullin Doktore e Shkencave në Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimeve Elektronike. Dy vitet e para të karrierës profesionale Milena Harito i ka kryer në Institutin e Informatikës në Tiranë (INIMA), institucion në varësi të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke dhënë njëkohësisht mësim si pedagoge e jashtme të Shkencat e Natyrës.
 
BLED ÇUÇI
Ministri i ri i shtetit për Çështjet e pushtetit vendor ka lindur më 14 nëntor 1970 në Tiranë. Ai është përfaqësues i shoqërisë civile i cili për shkak të angazhimit për çështjet zgjedhore, pasi është diplomuar për jurisprudencë, është afruar pranë Partisë Socialiste dhe ka qënë në të gjitha momentet kyçe të denoncimit të manipulimit me materialet zgjedhore, listat e votimit nga ana e mazhorancës. Blend Çuçi ka mbajtur postin e nënsekretarit për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste. Ndërkohë që në postin e ri ministror ai do të mbulojë marrëdhëniet me pushtetin vendor pranë kryeministrit Rama.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print0 01.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës