Britanikja ‘The Sun’ ka publikuar emrat dhe fotot e disa prej shqiptarëve të cilët ishin të përfshirë në aktivitete kriminale në Angli, nëpërmjet të cilave arrinin të fitonin shuma të mëdha parash.

“Grupet kriminale shqiptare, kanë tashmë një influencë shumë të madhe në botën e krimit në Angli”, shkruan “The Sun” duke cituar në shkrimin e saj Agjencinë Britanike të Krimit.

Gjithashtu në shkrim flitet edhe për jetën teper luksoze që shqiptarët bënin në Britani, ku prej tyre nuk kanë munguar as fotot me shuma të mëdha parash të shpërndara në rrjetet sociale.

Mes fotove të publikuara, shihet Olsi Behluli, i cili tashëm është dënuar me 11 vite burgim për posedim të një sasie heroine dhe kokaine me një vlerë prej 4 milion paundsh. Gjithashtu polica angleze ka zbuluar foto të 24- vjeçarit me i rrethuar me shuma të mëdha parash të cilat shkonin deri në 250 mijë paund.

olsi behluli
(Olsi Behluli dënuar me 11 vite burg për drogë)

Një tjetër emër i publikuar nga media britanike është ai i Luan Plakici, i cili tashmë është duke shlyer dënimin prej 23 vitesh të dhënë për akuzën e trafikimin e 60 femrave me qëllim prostituimin e tyre.

luan particku
(Luan Plakici i dënuar me 23 vite për prostitucion)

Mes fotove të publikuara nga “The Sun” shihet edhe Ardi Beshiri, i dënuar për posedim kokaine, duke pozuar me një tufë me para në shpatullat e tij.

i treti
(Ardi Beshiri, i dënuar për posedim kokaine)

E publikuar nga e përditshmja britanike është edhe fotografia e Bes Besiaj, i cili shfaqet në fotografi sikur po përpiqet që të hajë një tufë me para. Për Besiaj ende nuk dihet nëse është i dënuar për ndonjë shkelje në Britani.

bes besiaj 
(Bes Besiaj në një foto të shpërndarë në rrjete sociale)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com