Ja letra që tregon rivalitetin mes
Enverit e Mehmet Shehut në Luftë

Ja letra që tregon rivalitetin mes<br />Enverit e Mehmet Shehut në Luftë
TIRANE- Çfarë  fshihej në rapotin mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut në pranverën e vitit 1944. A kishte nuanca të xhelozisë ndaj Mehmet Shehut dhe a mund të shihej si një rival politik prej Hoxhës komandanti i Brigadës I-rë Sulmuese? 

Letra që botojmë sot për lexuesit  hedh mjaft dritë mbi këtë hipotezë. Ajo përforcon argumentet që dalin rreth kësaj teme  në  një tjetër letër pak më të hershme të Enver Hoxhës drejtuar Nako Spirut të datës 2 mars 1944, letër të cilën e kemi botuar të plotë në gazetën tonë thuajse një vit më parë.

Në atë letër për Spirun, Hoxha shkruante ndër të tjera: “Brigada e I nuk ka zv. komisarin. Duhet ti caktojmë një dhe sa më parë. Kuadrot nuk janë as pak të ngritura me gjithë se janë luftëtarë të mirë e të vendosur. Duhet të bëhet puna e Partis. Veç kësaj duhet të jetë një shok që të fitojë simpathi e influencë në partizanë se do të mbetet krejt simpatija për Mehmetin, ti e kupton vetë që nuk është puna si për çdo brigadë se nuk janë komandantët një soj dhe kuadrot po ato.

Ne menduam dhe vendosëm për Shulen. Ju duhet të shikoni të gjeni një shok nga Tirana ose nga Elbasani që të mund të rijë te Myslimi, por që të jetë i përshtatshëm të vejë tek ay. Këtë mund ta shikoni ju që njihni organizatat e në qoftë se po athere Shulja të shkojë menjëherë në Brigadën e I. Ne mendojmë se do të jetë shumë mirë që Myslimi të vijë këndej. Por gjithë puna qëndron në mënyrë se si do të bisedohet me të për ta bindur se është mirë të vijë këndej me që po grumbullohet dhe Shtabi dhe Kryesia e Këshillit. Shikoni në qoftë se do të dëshironte të vinte, po të jetë se po, athere i jepni drejtim me një here…”.

Pra plani i Hoxhës ishte të dërgonte komisar politik në Brigadën e Parë ku komandant ishte Mehmet Shehu, të besuarin e tij Kristo Themelko (Shulja), i cili në ato kohë kishte bërë punë të lavdërueshme për qetësuar ‘gjakrat’ në Pezë, kishte zbutur influencën e Myslim Pezës në zonë dhe kishte forcuar pozitat e Partisë atje. Duke e tërhequr Myslim Pezën në Shtab me shumë gjasa për ta pasur më afër dhe nën kontroll, Hoxha mund ta largonte qetësisht Themelkon nga Peza e ta çonte me detyrë partie në Brigadën e I-rë, e cila prej kohësh së bashku me komandantin e saj Mehmet Shehun kishin krijuar një prestigj të madh në rradhët e Lëvizjes por edhe në popull.

Pra çfarë kishte ndodhur? Pothuajse një muaj e gjysëm pas letrës që i kishte shkruar Nako Spirut e ku shprehej qartë se fama e komandantit të  brigadës së parë  ishte e asaj shkalle sa i duhej një komisar i zoti që të rrëmbente simpatinë e partizanëve në mënyrë që kjo e fundit të mos mbetej e gjitha për Mehemet Shehun, Hoxha i shkruan tahsmë Shehut hapur, që të tërhiqet e të mos dalë më në frontin e parë të luftimeve.

Duke artikuluar një hyrheje të gjatë ku  përmend humbjet e kuadrove të vyer në luftë,  Hoxha e këshillon fillimisht Mehmet Shehun thuajse shoqërisht që të mos e rrezikojë veten, të mos dalë më në rradhët e para të luftimeve për tu dhënë shembullin e mirë partizanëve por t’i ruhet rrezikut sepse ‘i duhet Partisë’. Deri në këtë pikë kërkesa dhe këshillat e Hoxhës duken të sinqerta por pak më tej ai kalon në një ultimatum.  “ Ky është një urdhër që të jepet dhe që duhet të zbatohet përpiknisht, në qoftë se veprohet ndryshe do të jetë një mos bindje ndaj Partisë dhe ndaj Komitetit Qendror”, i shkruan Hoxha, duke e përforcuar këtë urdhër, me bindjen se Shehu do ta kuptonte vetë rëndësinë e kësaj vërejtjeje.

Sigurisht kjo letër sikurse edhe letra pararendëse e saj, ajo e 2 marsit 1944 drejtuar Nako Spirut nuk mund të argumentojnë plotësisht hipotezën për nëj rivalitetet politik mes Hoxhës e Shehut që në vitet e luftës, megjithatë ato janë tregues i një paqëndrueshmërie në marrëdhëniet mes të dyve, paqëndrueshmëri që plotësohet edhe nga disa dokumente të tjera të kësaj natyre, që i përkasin harkut kohor vjeshtë ’43 deri në vjeshtën e ’44-ës.

Më poshtë  po sjellim të plotë letrën  e 14 prillit 1944, që Enver Hoxhës ia dërgonte Mehmet Shehut.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit