Ja lista e pasurive të fshehura të Gjin Gjonit

Ja lista e pasurive të fshehura të Gjin Gjonit
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, ka bërë publike pasuritë e fshehura të anëtarit të KLD-së, njëkohësisht edhe gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Gjin Gjoni. Ditën e sotme, ILDKPKI-ja, ka bërë të ditur se, ka bërë kallëzim penal ndaj gjyqtarit Gjoni dhe bashkëshortes së tij, Elona Gjoka.
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, ka deklaruar se, ka çuar në prokurori edhe dy notere që janë bërë pjesë e fshehjes dhe falsifikimeve të deklaratave të pasurisë së gjyqtarit Gjin Gjoni.

JA LISTA E PASURIVE TE FSHEHURA NGA GJIN GJONI:

1. Falsifikim i kontratës Nr.384 rep, Nr.139 kol, të dt.20.03.2007, për shitjen e 70% të kuotave të aksioneve të kapitalit të shoqërisë “ADFD” sh.p.k,  të hartuar me dy vlera të ndryshme, 70.000 lekë dhe 300.000 Euro, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh financiare për shumat e mësipërme.
 
2. Deklarim i rremë në lidhje me burimin e krijimit të aseteve të deklaruara për shumën 300.000 Euro, paraqitja e dokumentave të falsifikuara dhe burim jo i ligjshëm.
 
3. Falsifikim i kontratave të huasë të dt.17.09.2007 në shumën 160.000 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2012) dhe të dt.22.04.2008 në shumën 138.888 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2013).
 
4. Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për kontratat e huasë dhënë shtetasit Ëerner Mehlber në shumën totale 298.888 Euro (160.000 Euro + 138.888 Euro).
 
5. Falsifikim të deklaratave No.2604 Reg. dhe No.2605 Reg. të datës 21.05.2010 për kthimin e shumës së huasë prej 60.000 Euro + 24.012 Euro interesa dhe 30.000 Euro + 13.896 Euro interesa nga shtetasi Ëerner Mehlber, pra gjithsej 127.908 Euro, pasi nga sistemi TIMS i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nuk rezulton që ky shtetas të ketë qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në këto data.
 
6. Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për deklaratat për kthimin e huasë nga shtetasi Ëerner Mehlber në shumën totale 90.000 Euro principal (60.000 Euro + 30.000 Euro), dhe 37.908 Euro interesa (24.012 Euro + 13.896 Euro), gjithsej 127.908 Euro.
 
7. Deklarim i rremë në lidhje me kontratën e sipërmarrjes Nr.1416 Rep, Nr.167 Kol, dt.24.04.2012 të vilës rezidenciale në Farkë, tip “Champagne”, në shumën 700.000 Euro.
 
8. Fshehje në vitin 2010 e aktivitetit si person fizik “Bar” me NIPT L01616024T, i bashkëshortes.
 
9. Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “ALBCOS – Albanian Cosmetics” me NIPT L21309006C, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë administratore dhe ortake zotëruese e 100% të kuotave të kapitalit.
 
10. Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “Prestige Group” me NIPT L21309007K, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë ortake zotëruese e 100% të kuotave.
 
11. Fshehje në vitin 2010 i aktivitetit të shoqërisë “Terra Toscana Alimantari” me NIPT L02214025H, ku subjekti dhe bashkëshortja Elona Çaushi janë ortakë me nga 50% të kuotave të kapitalit.
 
12. Deklarim i rremë dhe burim jo i ligjshëm i shumës prej 14.000 Euro të përfituara  nga shitja e automjetit  të deklaruar  në pronësi  të vëllait.
 
13. Falsifikim dokumentash dhe deklarim i rremë në lidhje me burimin e blerjes me kredi të automjetit tip Benz me vlerë 62.000 Euro në vitin 2010, pasi rezulton se në dt.20.04.2010 nga ana e subjektit i është likuiduar shoqërisë “Auto Star Albania” vlera totale e automjetit, ndërsa kontrata e kredisë me Landeslease sha. është lidhur në dt.23.04.2010, pra tre ditë më vonë.
 
14. Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e blerjes të apartamentit në Tiranë me vlerë gjithsej 53.200.000 lekë, viti 2011.
 
15. Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e sipërmarjes për apartamentet në Tiranë me vlerë gjithsej 176.080 Euro, viti 2008, të cilat më pas janë zgjidhur si kontrata dhe shuma 140.000 Euro është deklaruar si burim krijimi asetesh.
 
16. Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për apartamentin me vlerë 180.000 usd, viti 2010, i cili më pas deklarohet i shitur dhe shuma e mësipërme deklaruar si burim krijimi asetesh.
 
17. Burim financiar i dyshimtë për shpenzimet e padeklaruara për 109 dhe 127 hyrje–daljet nga territori i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht i subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij, shpenzime të cilat nga të dhënat paraprake dyshohet të jenë rreth 250.000 Euro.
 
18. Burim financiar i dyshimtë për të gjitha pasuritë e deklaruara në deklaratat e interesave private të subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij Elona Çaushi.

Redaksia online

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën