Agjencia e Trajtimit të Pronave shpalli listën e personave, të cilët kanë përfituar deri më tani këstin e parë, këstin e dytë, këstin e tretë dhe të katërt, në total në masën 57% të vlerës së shpërblimeve të miratuara me VKM-të përkatëse për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. Këta persona në vijim përfitojnë edhe këstin e pestë, në masën 13% të vlerës së shpërblimeve të miratuara me VKM-të përkatëse për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. Në këtë mënyrë, ata deri tani marrin 70% të shumës së parashikuar me ligj.

Procesi i riverifikimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit, është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar, ligjin nr.10239, datë 25.02.2010 "Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave", në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Në përfundim të këtij procesi, për 1.487 kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave është shpërndarë kësti i pestë në masën 13% të vlerës së shpërblimeve të miratuara me VKM-të përkatëse për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, në shumën e përgjithshme prej 1.052.053.131 lekë ose 7.6 milionë euro.

Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.