Nëse Admir Murataj nuk do të ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, zor se do të mund të ishte zbuluar ndonjëherë. Murataj u shfaq tullac në pistën e avionit ku morën paratë e 4 bankave që do transportoheshin në Vjenë me avion nga Tirana.

Me syze dhe mjekët, me veshje të forcave komando. Kur u pa i shtrirë i pajetë në një rrugë dytësore rreth 2 km larg Rinasit, ai ishte një person tullac që askush nuk po e identifikonte, edhe pse fotoja e tij i vdekur ju tregua personave të shoqëruar për ngjarjen. Dhe nuk kishte si ta njihte asnjeri, pasi në fakt Admir Murataj kishte vënë maskë silikoni në të gjithë fytyrën dhe kokën, që e tregonte atë një person krejtësisht tjetër nga si ai ishte.

Por si mund të gjendet kjo maskë? Mund të bie fare lehtë në duart e të gjithëve, pasi mund të blihet edhe online, dhe kushton fare lirë, rreth 30 euro. Një maskë të ngjashme silikoni me atë që Admir Murataj kishte vënë, Shqiptarja.com jua sjell më poshtë.