Përplasjet më të forta ligji për Policinë i ka pasur gjatë kalimit të tij në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e LSI-së paralajmëruarn se nëse nuk do të hiqej nga ligji neni për shkrirjen e Gardës së Republikës, ata do ta votonin kundër. Takimi mes ministrit Tahiri dhe përfaqsuesve të mazhorancës bëri që të arrihej dakordësia për mos shkrirjen e Gardës së Republikë, por të ndërrohej vetëm emri pa ndryshuar funksionimin.

Në ligjin e ri janë përcaktuar edhe kriteret për emërimin e drejtorit të Policisë. Ministri Tahiri kërkoi që në të njëjtën mënyrë si në policitë e rajonit, të kishte vetëm një zv/drejtor. Debate të forta në Komision ka pasur edhe për krijimin e strukturës së re në Polici, Byrosw sw Hetimit. Insitucioni i cili do ketë për qëllim goditjen e korrupsionit sidomos në shkallët më të larta do të jetë në varësi të ministrisë së Brendshme.

Shkolla e Policisë një premtim i qeverisë Rama, pësoj ndryshime rrënjësore. Të rinjtë që do të synojnë të jenë pjesë e policisë së shtetit do t’i nënshtrohen testeve të forta fizike. Efektivët e rinj që do të dalin nga shkolla e Policisë do të dalin me gradën “inspektor”, gradë e cila mund të rritet në vitet që gjithsecili do të ketë në Policinë e Shtetit.