Ja nga çfarë rrezikohen personat që vuajnë nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve

Ja nga çfarë rrezikohen personat që vuajnë nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve

Foto ilustruese

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve shoqërohet me një rrezik të lartë nga presioni i lartë i gjakut.

 Kujdesi dentar për të kontrolluar periodontitin mund të favorizojë më mirë presionin e gjakut, sipas 80 studimeve klinike të kryera në 26 vende, rezultatet e të cilave u botuan në revistën ”Cardiovascular Research”.

Studimi u koordinua nga Francesco D’Aiuto i institutit dental ”Eastman” në University College London.

Vëzhguam lidhjen mes sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe presionit të lartë të gjakut dhe arritëm në konkluzionin që sa më i rëndë të ishte periodontiti, aq më i madh ishte rreziku i hipertensionit për pacientin”, tha ai.

"Këto rezultate sugjerojnë që pacientët me periodontit duhet të marrin informacion në lidhje me rrezikun, ashtu siç shpresojmë që secilit pacient duhet t’i jepen rekomandimet e duhura për stilin e jetës, siç është praktika e aktivitetit fizik dhe ushqimi i shëndetshëm, për të parandaluar presionin e lartë të gjakut”, theksoi D’Aiuto.

Me këto të dhëna të studimit ne duhet tu kushtojmë më shsunë rëndësi kujdesit dentar për të parandaluar sëmundje të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje