Ja përse hamë edhe atëherë kur nuk kemi uri

Ja përse hamë edhe atëherë kur nuk kemi uri
Kushdo që ka kërkuar të humbasë peshë e di shumë mirë që varësia ndaj ushqimit e bën të vështirë respektimin e një diete. Një studim i kryer në Itali nga departamenti i psikologjisë në universitetin e Napolit, publikuar nga Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism, na tregon mënyrën e reagimit të organizmit tonë ndaj ushqimeve edhe në rastet kur nuk kemi uri. Për miliona vjet njerëzimi ka luftuar për përftimin e ushqimit edhe ka qënë uria ajo që ka rregulluar konsumimin e ushqimeve ndërsa sot ne shpesh herë hamë edhe atëherë kur jemi plot dhe këtë e bëjmë vetëm nga kënaqësia që të fal proçesi i ngrënies. Rezultatet e studimit që ende nuk ka përfunduar tregojnë se ngrënia edhe atëherë kur jemi të ngopur është një nga shkaqet e rritjes së numrit të obezëve në të gjithë botën. 

Studiuesit po punojnë ende për të kuptuar se ku qëndron nevoja për të ngrënë një akullore të madhe mbushurë edhe me krem pastiçerie pas konsumimit më parë të nje pjate me makarona të pasur me kalori. Burra, gra, dhe të rinje që nuk kishin probleme me ushqimin pranuan ti nënshtrohen këtij studimi që perfshin 2 teste në distancen nje muaji nga njëri tjetri. Ata konsmuan fillimisht një mëngjes prej 300 kilokalori, 77% karbohidrate,10% proteina dhe 13% yndyra. Pas rreth një ore atyre iu vu përara një pjatë me ushqimin e preferuar. Ushqimi qëndroi përpara tyre 5 minuta duke u parë dhe nuhaturë dhe u ngrenë menjëherë. Teksa kishin përpara atë pjatë, pjesmarresit duhej që njëkohësisht ti përgjigjeshin pyetjeve: sa uri kishin ata, sa e fortë ishte dëshira për ta ngrënë ushqimin që kishin përpara. Në provën e përsëritur pas një muaji, pjesmarrësve në studim iu kërkua të hanin në vend të pjatës së tyre të preferuar një pjatë pa shije por me të njëjtat kalori. Pas ngrënies së mëngjesit të gjithë u deklaruan shumë të fryrë por asnjë prej tyre nuk i bëri naze një pjate tjetër. Diferenca ishte se pjata me ushqimin e preferuar u konsmua e gjitha ndërsa pjata me ushqimin pa shije por me të njëjtat kalori nuk u konsumua e gjitha. Shtyrja që ne të gjithë kemi për të ngrënë, mund të vi nga stimujt e urisë si pasojë e rënies së sheqerit në gjak por edhe nga fakti se ushqimi shihet me sy. Meganizmat për këtë të dytën jane ende për tu kuptuar përfundojnë ekspertet.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit