Eskorta e Presidentit Bujar Nishani përshkoi edhe sot mes për mes Parkun e Liqenit të Tiranës, si thuajse çdo ditë por këtë herë me itinerar të ndryshëm.

Kreu i shtetit iu bashkua protestës së Shoqërisë Civile në mbrojtje të parkut, nga ku përcolli mesazhe të forta se duhet rezistencë dhe protestuesit të mos lodhen.

nishani te parku

nishani me makine ne park

nishani me makine ne park
 Fotogaleria për foto të tjera 

Nga vendi ku po ndërtohet një kënd lojërash, Nishani përcolli mesazhe të forta se duhet rezistencë dhe se protestuesit të mos lodhen, sikurse akuzoi institucionet, kryesisht Bashkinë e Tiranës se po shkel ligjin me ndërtimet ne Park. Por nga ana tjetër, për ironi të fatit, shkelje konsumoi edhe vetë Presidenti, kur me automjetet e Gardës kaloi përmes Parkut, në një kohë kur qarkullimi i makinave në hapësirën e gjelbër është i ndaluar. 

Në fakt ky është edhe një përjashtim edhe për zyrtarët e lartë shtetëror apo përfaqësuesit e trupit diplomatik, të cilët sa herë u është dashur të shkojnë në aktivitete në Parkun e Liqenit, janë detyruar që të lënë makinën e tyre jashtë perimetrit të ndaluar të liqenit.

Ndërsa Presidenti, kalimin përmes Liqenit e ka praktikë të përditshme pasi aty pranë ndodhet rezidenca presidenciale. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com