Ja pasojat që sjell
përdorimi i internetit nga fëmijët 

Ja pasojat që sjell<br />përdorimi i internetit nga fëmijët 
Përdorimi i internetit duket se është kthyer në një domosdoshmëri në ditët e sotme. Ajo ç’ka paraqitet shqetësuese është përdorimi pa sens mase nga të rinjtë e kryesisht fëmijët, të cilët janë më të rrezikuar.
 
Rreziqet më të mëdha që përmban interneti për fëmijët, sipas punonjësve socialë, janë pa dyshim aksesi në lorja (video-game) të dhunshme, mundësia e të shikuarit fotot e filmimeve jo të përshtatshme për moshën, si dhe ajo e përdorimit të një fjalori jo qytetar, gjëra që normalisht gjenden pa kufi në faqet e internetit.
 
Në shoqëri qarkullojnë mendime të ndryshme mbi përdorimin e internetit, dikush e  zhvlerëson faktin e varësisë nga internet, dikush tjetër e quan të parëndësishme, por përgjithësisht mbizotërojnë gjykime negative mbi përdorimin e tij. Sipas punonjësve social, interneti të bën të jesh i huaj ndaj mjedisit lokal, i bën të pasigurtë kufijtë mes realitetit dhe prodhimit fantastik, favorizon qëndrimin pasiv, shpesh propozon modele të diskutueshme të sjelljes, është një nga shkaqet kryesore të varfërisë gjuhësore për të cilën mësuesit e gjuhës ankohen me të drejtë.
 
Përsa i përket studimve të kryera për këtë çështje, është Organizata “World Vision Albania and Kosovo”, e cila ka kryer një studim në Shqipëri në periudhën vjetore 2013-2014, me temë “Siguria e Fëmijëve online”.  Me një shtrirje gjeografike të studimit në disa qytete si Tiranë, Korçë, Shkodër, Peshkopi, Vlorë dhe Elbasan, studimi tregoi se fëmijët shqiptarë përdorin tri mënyra kryesore për të patur akses në intermet.
 
Në 65% të rasteve aksesin në internet e sigurojnë nga aparatet celularë, të ndjekur nga PC-të me 59% dhe me 43% nga laptop- ët. Ndryshe nga kultura e vendeve të tjera, familjet shqiptare parapëlqejnë të mbajnë kompjuterat në dhomat e fëmijëve të tyre, duke e ulur kështu nivelin e kontrollit të konsumit të internetit. Studimi tregon se 47% e personave që  kanë qënë objekt i studimit,t janë kontaktuar online nga persona të panjohur.
 
Sipas analizave të ekspertëve, shumë orë përpara kompjuterit ndikojnë keq në formimin e fëmijëve. i bëjnë të rriten në një botë të shkëputur nga realiteti, të varur nga kompjuteri, nga videolojërat dhe chati.   Shumë studime kanë treguar se fëmijët duan më shumë lodrat dhe ajrin e pastër.
 
Në kuadër të garantimit të së drejtës së fëmijëve, për përdorimin e internetit në mënyrë të sigurt, ,aktorë ndërkombëtarë dhe lokalë në Shqipëri kanë ndërmarrë disa  nisma dhe aktivitete ndërgjegjësuese. Një ndër këto aktivitete ka qënë edhe projekti i organizuar nga World Vision Albania i cili në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit ka përgatitur një paketë me CD interaktive, broshura dhe postera që u janë dhënë fëmijëve, prindërve dhe mësuesve, për 11 rajonet e Shqipërisë.


Marrë nga ATSH


Redaksia Online

( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen