Sipas “Open Spending Albania” e cila ka bërë publik të ardhurat vjetore përgjatë 2013 rezultojnë se dy anëtarët që kanë të ardhurat më të larta përkatësisht 4 milion e 3 qind mijë dhe 4 e 1 qind mijë janë Sokol Çomo dhe Xhezahir Zaganjori.
Pas tyre renditet kreu i KLD-s nishani me të ardhura 2 milion e 660 mijë përshi dhe të ardhruat si president, ndjekur nga ish nën kryetari i KLD-s Elvis Çefa me të ardhura 2 milion e 489 mijë lekë në 2013.
Kjo renditje pasohet nga anëtari Ilir Mustafaj me 2 milion e 430 mijë, ndërsa pas tyre renditi ministri Nasip Naço i cili ka patur të ardhura në shumën e 2 milion e 312 mijë lekë.
Për 9-të anëtarët e tjerë të këshillit të lartë të drejtësisë të ardhurat vjetore në vitin 2013 rezultojnë nga 1.1 milion lekë më e ulta për Dritan Cakën deri në 1.7 milion lekë për Astrit Haxhialushin.
Në plotësimin e deklaratave të pasurisë anëtarët e KLD-s kanë vendosur si burim për këto të ardhura, Paga, Honorare, Mësimdhënie ne disa universitete e deri në ta ardhura nga qiraja.
16.000 euro rezulton të jenë të ardhurat e fituara nga qiraja në 2013 ngga gjyqtari Gjin Gjoni, teksa në pjesën më të madhe pasuritë e tyre të paluajtshme o nuk fugorjnë o janë pasuri e bashkëshorteve.
Të ardhurat vjetore në 2013 për Anëtarët e KLD-s
Bujar Nishani 2.660.644 lekë
Artan Broci, 1.639.016 lekë
Astrit Haxhialushi, 1.736.586 lekë
Dritan Caka, 1.151.739 lekë
Dritan Hallunaj 1.684.412 lekë
Ish nën kryetari i KLD, Elvis Çefa, 2.489.673 lekë të ardhura vjetore
Flamur Kapllani, 1.418.792 lekë
Gjin Gjoni, 1.571.388 lekë dhe 16.000 euro të ardhura qira
Hysen Saliko, 1.396.591 lekë
Ilir Mustafaj, 2.430.384 lekë
Ish-anëtari i KLD, Lulëzim Lelçaj, 1.545.204 lekë
Nasip Naço, 2.312.013 lekë
Sokol Çomo, 4.307.150 lekë
Tritan Hamitaj, 1.572.735 lekë
Xhezair Zaganjori, 4.098.985 lekë
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)