Ja pesë rregulla që ua bëjnë më të
lehtë përditshmërinë e punës tuaj

Ja pesë rregulla që ua bëjnë më të<br />lehtë përditshmërinë e punës tuaj
Tiranë, 10 Shtator /ATSH/ – Njerëzit kalojnë në punë një pjesë të konsiderueshme të ditës, e duke qënë kështu, është shumë e rëndësishme të mbahen parasysh disa rregulla që e bëjnë kohën e kaluar në punë më të paqtë e më të bukur.

Psikologët këshillojnë disa rregulla minimale, të cilat e bëjnë më të lehtë bashkëjetesën në punë me kolegët apo shefin.

1.Kujdes me superioritetin

Gjithkush ka për qëllim promovimin e vetes në punë e kudo e në shumicën e rasteve ne përpiqemi të pasqyrojnë sjelljen e atyre që janë mbi ne. Për fat të keq, ne shpesh marrim atë që është e gabuar nga to, edhe në pikën se si i trajtojmë kolegët tanë dhe vartësit. Kështu që është e rëndësishme qe të mbahen raporte korrekte, pa e tejkaluar sensin e masës.


2. Vjedhja e ideve

Ndodh që për tu dukur mirë në sy të shefit apo në gjithë proçesin e punës, ju të vidhni ide që janë të kolegëve tuaj. Kjo ëstë gjë e gabuar sepse ju etiketon ju si “hajdut idesh” e pa ide origjinale të juajat, duke hyrë  kështu në konflikt edhe me kolegët tuaj.

3.Përqëndrimi në telefonin tuaj, teksa ju jeni duke folur me njerëz të tjerë.

Nëse e keni menduar ndonjëherë pse kolegët tuaj, apo anëtarët e ekipit tuaj janë të pamotivuar, mbajtja e vëmëndjes tek telefoni juaj e jo tek kolegët apo vartësit mundtë jetë arsyeja pse. Kur ju jeni duke folur me dikë në punë, ju duhet të refuzoni çdo thirrje.

“Është e mahnitshme të shikoni personin në fytyrë, teksa komunikoni me të, duke i dhënë edhe atij të kuptojë se në ato momente ai është prioriteti numër 1”.-shprehen psikologët

4.Fjalët ofenduese

.Ajo çka përbën diçka të gabuar janë sharjet agresive në sy të njerëzve të tjerë. Në qoftë se askush nuk reagon kur ju drejtoheni me sharje apo fjalë ofenduese , ndoshta është koha për të frenuar atë.

5. E folura me zë të lartë

E folura me zë të lartë është shumë shqetësuese për ambjentin përreth. Ndodh që dikush iu ndërpret gjatë të folurës suaj e tiu drejtohet me pyetje konkrete e inteligjente. Ky është momënti ku ju duhet të mendoni se diçka është gabim me ju.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot