Ja prapaskenat e natës së pestë të DWS

Ja prapaskenat e natës së pestë të DWS
Ja prapaskenat e natës së pestë të "Dancing With the Stars"

Performanca të shumta, zhanere të ndryshme kërcimi kanë dhuruar diversitet dhe kolorit skenës së DWS. Megjithatë si çdo spektakël me formatin e Dancing , ka edhe të papritura. Këtë herë të ftuarit special përbënin atë që u quajt ndryshe “Paneli zonjave të nderuara”, ku ishin të pranishme aktorja e njohur Eva Alikaj, shkrimtarja Diana Çuli, Monika Kryemadhi, Zerina Kuke, pianistja Merita Trashani, Vikena Kamenica dhe Zamira Kita. Ato kishin pranuar me dashamirësi ftesën për të qenë pjesë e puntatës së DWS dhe kanë shprehur mendime pozitive për spektaklin dhe formatin. Madje edhe aktorja e njohur e skenës shqiptare Eva Alikaj, e cila jeton mes Vjenës dhe Tiranës, është shprehur se e ka ndjekur këtë reality show. Një tjetër risi e mbrëmjes ishte dhe kërcimi i balerinës Enada Hoxha. Kërcimi që ajo performoi ishte së bashku me të shoqin Gerd Vaso, Dionin dhe Simonen. Mesazhi që ajo dëshiroi të përcjellë më anë të kërcimit kishte të bënte me forcën e femrës. Ndërkohë si çdo javë “Dancing With The Stars” vjen edhe me prapaskenat, ku i shohim protagonistët e këtij emisioni ndryshe dhe zbulojmë pak më shumë për ta. Mesa duket këngëtari Vedat Ademi së bashku me balerinën që e shoqeron, Odetën kanë gjetur një mënyrë efikase për të hequr stresin përpara performancës. Ata janë fotografuar duke konsumuar fara. Ndërkohë, Adelina Tahiri ishte mjaft e uritur dhe kjo duket qartë në foto ku ajo po konsumon një picë, të cilën e ndau me të tjerët pasi nuk mundi t’a përfundojë. Ndërsa Adelina ishte duke ngrënë, stilisti Ardi Asllani së bashku me Afërdita Dreshaj kanë preferuar të rimarrin fuqitë, duke pirë nga një Red Bull.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uragani Milton, 5 viktima në Florida! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO)

Uragani Milton, 5 viktima në Florida! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO)