Ja pse duhet të mendoheni dy herë, para se të pini ujë nga shishet plastike

Ja pse duhet të mendoheni dy herë, para se të pini ujë nga shishet plastike

Foto ilustruese

Plastika është kudo, nga qeset e ushqimeve deri te shishet e ujit që përdorim çdo ditë.

Sipas një studimi të kryer nga departamenti i mjekësisë në universitetin “Danube Private” në Austri, pirja e ujit nga shishet plastike mund të kontribuojë në rritjen e tensionit të gjakut. Mikroplastikat nga këto shishe mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut, duke çuar në rritje të niveleve të tensionit.

Çfarë zbuluan studiuesit?

Nga hulumtimet e kryera studiuesit vunë re se mikroplastikat nuk gjenden vetëm në shishet plastike; ato janë zbuluar edhe në shishet e qelqit, por në sasi më të vogël. Gjatë studimit, pjesëmarrësit që kaluan nga pirja e ujit nga shishet plastike dhe qelqi në ujin e rubinetit, treguan një ulje të tensionit të gjakut.

Ky zbulim na bën të rimendojmë rreziqet serioze që këto mikroplastika mund të sjellin për shëndetin tonë, veçanërisht duke qenë se tensioni i lartë i gjakut është një kontribues kryesor në sëmundjet e zemrës.

Për të mbrojtur shëndetin tuaj, rekomandohet shmagni shishet plastike dhe përdorni shishe të ripërdorshme prej qelqi apo metali. Këto materiale janë më të sigurta dhe nuk çlirojnë kimikate të dëmshme në ujë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh