Ja pse nuk duhet ta përdorim aq shumë telefonin...

Ja pse nuk duhet ta përdorim aq shumë telefonin...

Foto ilustruese

Të rinjtë e sotëm qetësohen vetëm 7 orë gjatë gjithë javës, sepse pjesën më të madhe të kohës e kalojnë nëpër telefona.

Pas një sondazhi të bërë me 2000 veta u arrit në përfundimin se 6 në 10 pjesëmarrës nuk pushonin kurrë sepse ishin gjithë kohës duke kontrolluar celularin.

Pjesa tjetër u shpreh se nuk rrinë dot më shumë se 10 minuta pa parë celularin e tyre.

Ky fenomen është më shumë se shqetësues sepse neglizhimi i kohës që na duhet për t’u shplodhur ndikon në stilin tonë të jetës dhe shëndetin mendor, ndonëse e kuptojmë këtë me kalimin e kohës.

Të rriturit e kanë gjithnjë e më të vështirë të qetësohen, edhe kur nuk kanë asnjë punë tjetër për të bërë. 

46% e të anketuarëve shprehën se do të donin shumë që smartphone-at të mos ishin shpikur kurrë.

Meqë kjo ndodhi, fikini urgjent dhe shijoni fundjavën pa celularë në duar.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut (VIDEO)

SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut (VIDEO)