Të hedhësh mbeturina nga dritarja e makinës është një veprim që nuk ka nevojë për shumë arsyetime për të treguar se është diçka e gabuar. Diçka e tillë është tërësisht në dëm të ambjentit, por ndonjëherë natyra nuk pret shumë për tu hakmarrë.
Mia Simper nga Indiana, USA ka marrë një mësim të rëndësishëm pasi teksa hante fara luledielli në makinë i hodhi nga dritarja mbetjet. Adoleshentja nuk e vuri re se si mbetjet fluturuan deri në anën tjetër të makinës duke përfunduar në fytyrën e motrës së vogël që flinte. Vajza ka publikuar në rrjet fotografitë të cilat u bënë menjëherë virale duke e vënë theksin tek pjesa qesharake e këtij momenti, por në fakt kjo është një mundësi që të gjithë ne të kuptojmë nëpërmjet një detaji të vogël se çdo abuzim i yni me natyrën është diçka që herët a vonë do të na kthehet.

Redaksia Online
Al.N.Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com