Ja pse nuk duhet të surprizoheni që
refugjatët sirianë kanë smartphone

Ja pse nuk duhet të surprizoheni që<br />refugjatët sirianë kanë smartphone
Refugjatët sirian me smarphone në duar, këto janë fotot të cilat po bëjnë xhiron e botës në rrjetet sociale. E përditshmja britanike “The Independent” i kushton një artikull këtij fenomeni me të cilën habitet e gjithë bota.

“Këta njerëz që i largohen luftës në Siri nuk janë të varfër aspak, shikoni kanë smarphone” Kjo është një nga shprehjet më të zakonshme të ditëve të fundit nëpër mediet online, por ndonjëherë vetëm me foto nuk duhet të keqkuptohemi.

Të kesh një telefon celular nuk e deligjitimon kërkesën për ndihmë si për vete edhe për familjen nga luftimet e ashpra në lindje të mesme. Vetëm pak ditë më parë shoqata kundër emigrantëve u ankua se emigrantët janë të pakualifikuar për të ardhur në Evropë dhe duan vetëm të përfitojnë nga kjo situatë. Të tjerët argumentojnë se emigrantët janë shumë të pasur dhe se duhet tu jepet prioritet të varfërve.
 
Sot është shumë e lehtë të kesh një smartphone. Shumë prej tyre shiten me çmime të ulëta se 100 dollarë. Është gjithashtu e mundur që të blesh një iPhone 3G për vetëm 25 paund dhe pavarësisht se është model i vjetër është përsëri i dobishëm veçanërisht për persona që kanë pak të ardhura.

“The Independent” përfundon artikullin duke theksuar se sipas Bankës botërore Siria nuk është një vend i pasur por nuk është as një vend i varfër. Siria renditet si një nga vendet me të ardhura të ulëta nën mesatare. Në vitin 2007 Siria kishte të ardhura kombëtare bruto për frymë 1850 dollarë që janë më shumë se Egjipti në atë kohë kishte vetëm 1620 dollarë.

Sipas raportit të CIA World Factbook në vitin 2014 në Siri nga 100 shtetas kishin telefona celularë 87 prej tyre, në Egjipt 100 shtetas kishin 110 telefona ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar 100 shtetas kishin 123 celularë.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike