E kush nuk do të donte që diva botërore të këndonte në dasmën e tij! Beyonce dhe shumë yje të tjerë botërore kanë kënduar nëpër dasma dhe kjo s’është aspak për tu habitur. Vetëm se nëse keni dëshirë që ajo të jetë në dasmën tuaj duhet të përgatiteni për shifrën e majme.
“Elle” shkruan se Beyonce paguhet rreth 3 apo 4 milionë dollarë, por diva nuk është më e shtrenjta mes yjeve botërorë. Vendin e parë e mban Jennifer Lopez me 5 milionë dollarë. Artistë të tjerë si Christina Aguilera, Mariah Carey dhe Jay Z paguhen diku tek 1 milionë deri në 1.5 milionë dollarë.
Së fundmi ylli i hitit “Halo”, u ftua në festën që bëri para dasmës së saj, Isha Ambadi, vajza e një milarderi indian.