Ja sa merr ambasadorja e
Kosovës në Amerikë

Ja sa merr ambasadorja e<br />Kosovës në Amerikë
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, merr 40 mijë e 725.72 euro në vit.

Nga ky deklarim del se Çitaku e ka rrogën 3 mijë e 393 euro në muaj.

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë ka deklaruar para të gatshme në një bankë në Kosovë mbi 17 mijë euro dhe 500 euro në SHBA.

Në deklarimin e pasurisë, Çitaku ka deklaruar tre banesa të përbashkëta me familjen, një në vlerë 90 mijë euro, tjetra 40 mijë euro, dhe një banesë 52 metra katror për të cilën nuk ka treguar vlerën e saj.

Çitaku po ashtu ka deklaruar se ka të blerë një makinë Renault Clio në vlerë 6500 euro.

Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë të publikuar dje nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK), mediat sot kane shkruar mbi pasurite e deklaruara të zyrtarëve të lartë shtetërorë në Kosovë, e cila rezulton të jetë rreth 300 milionë euro.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë