Ja sa vlen kombëtarja shqiptare
në Euro 2016, udhëheq Gjermania

Ja sa vlen kombëtarja shqiptare<br />në Euro 2016, udhëheq Gjermania
Bazuar në të dhënat e “Transfermarket” “Goal.com” ka bërë një studim për vlerën e 24 kombëtareve pjesëmarrëse në Kampionatin Europian të 2016, që do të zhvillohet pas pak ditësh në Francë. 
 
Në renditjen e “Goal.com” kombëtarja shqiptare e futbollit gjendet në vendin e 22 duke lënë pas vetëm 2 kombëtare bazuar në vlerën e lojtarëve.
 
Vlera e kombëtares kuqezi është 40.9 milionë euro, duke lënë prapa vetëm Irlandën Veriore me 35.9 milionë euro dhe Hungarinë me 27.3 milionë euro në vendin e fundit.
 
Kuqezinjtë renditen të fundit në vlerë në grupin A, duke qenë larg Francës dhe Zvicrës dhe vetëm 2 vende poshtë Rumanisë, e cila ndodhet në vendin e 20.
 
Në vendin e parë është Gjermania, kampione e Botës, e ndjekur nga kampionët e Europës në fuqi, Spanja.
 
1 | Gjermania | Vlera totale: €562m
2 | Spanja | Vlera totale: €557.5m
3 | Belgjika | Vlera totale: €460.9m
4 | Franca | Vlera totale: €454m
5 | Anglia | Vlera totale: €446m
6 | Portugalia | Vlera totale: €321.7m
7 | Kroacia | Vlera totale: €272.3m
8 | Italia | Vlera totale: €272m
9 | Turqia| Vlera totale: €186.1m
10 | Polonia| Vlera totale: €175.3m
11 | Zvicra | Vlera totale: €172.5m
12 | Uellsi | Vlera totale: €168.6m
13 | Rusia | Vlera totale: €133.5m
14 | Ukraina | Vlera totale: €128.7m
15 | Austria | Vlera totale: €128.4m
16 | Sllovakia | Vlera totale: €91.1m
17 | Republika e Irlandës | Vlera totale: €89.3m
18 | Suedia | Vlera totale: €86.9m
19 | Republika Çeke | Vlera totale: €64.5m
20 | Rumania | Vlera totale: €56m
21 | Islanda | Vlera totale: €41.6m
22 | Shqipëria | Vlera totale: €40.9m
23 | Irlanda Veriore | Vlera totale: €35.9m
24 | Hungaria | Vlera totale: €27.3m


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave