Dita e shumëpritur e dasmës mbretërore ka mbërritur, Meghan Markle dhe Princi Harry do të kurorzojnë dashurinë e tyre sot në Windsor Castle. Cermonia ku nipi i mbretëreshës do të betohet për dashuri dhe nderim ndaj ish-aktores do të digjet nga miliona njerëz në të gjithë botën.
Por, mijëra të tjerë kanë preferuar që të jenë pranë kësaj ceremonie dhe kanë shkuar në Berkshire që në orët e para të mëngjesit. Disa të tjerë kanë ngritur tendat që mbrëmjen e kaluar aty, duke fjetur në të ftohtë vetëm e vetëm për të qenë dëshmitarë të këtij evenimenti.
Mediat britanike shkruajnë se gatishmëria është e lartë mes policisë, ushtrisë dhe shërbimeve të fshehta për të parandaluar sulme të mundshme gjatë ditës së madhe të Harry dhe Meghan.