Ja se si të fundit e listave mund të djegin planin e Bashës

Plani i Bashës dhe partive të tjera opozitare për të djegur mandatet ka mundësi të dështojë për shkak të një procedure ligjore të cilën nuk e kanë parashikuar. Burime zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) thanë se procedura e djegies së mandateve bëhet në këtë komision në mënyrë individuale dhe jo “en block” në bazë të Kodit Zgjedhor. Pra çdo deputet i opozitës duhet te paraqesë letrën e dorëheqjes në Kuvend. Kuvendi ka 30 dite kohë për të lajmëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ fillon zëvendësimin e deputetëve që lanë mandatin me kandidatët që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017 duke i marrë një nga një sipas renditjes në lista për çdo qark.

Lista e Partisë Demokratike rezulton të jetë me 194 kandidatë, nga të cilët fituan vetëm 43, që do të thotë se ka 151 kandidatë që mund të zëvendësojnë 43 të ikurit.

Normalisht pjesa e sipërme e listës përbëhet nga kandidatë më besnikë të partisë që logjikisht do të respektojnë linjën e partisë, ndërsa pjesa e poshtme, shpesh mbushet nga partitë me figura dytësore. Janë pikërisht disa nga këto figura që përballë rrethanave të paparashikueshme në momentin e kandidimit për të fituar një vend si deputet, mund të prishin planin e Bashës duke pranuar mandatin. Në këtë mënyrë, jo vetëm do të merrnin një rol politik dhe social që as nuk do ta kishin menduar, por edhe një rrogë mujore dhe një seri përfitimesh të tjera shumë të kënaqshme deri edhe një pension si deputet. 

Edhe pse politikisht vendimi i Bashës vazhdon të ketë peshën e tij, praktikisht mund të ndodhë që Partia Demokratike të vazhdojë pa dashje të ketë në parlament përfaqësuesit e vet, duke i kthyer kështu legjitimitet formal Kuvendit. 

Përfitimet e deputetit

Në bazë të ligjit për statusin e deputetit dhe disa vendimeve të posaçme të Kuvendit, deputetët përfitojnë:

Deputeti, kur del në pension, merr pension suplementar plus të zakonshëm, për 2 vitet e para si deputet merr 20 % të pagës, pra 320 mijë lekë. Kush kalon 2 vite si deputet, merr për çdo vit merr 5 % më shumë se sa 20 %. Por, masa e pensionit nuk mund të kalojë gjysmën e pagës që merrte si deputet. Pra, jo më shumë se 800 mijë lekë.

Paga e bazë e deputetit është 150 000 lekë në muaj.

Përveç pagës bazë, deputeti shpërblehet me 2 000 lekë çdo për pjesëmarrje në mbledhje të komisionit të përhershëm ku bën pjesë.

Deputeti përfiton çdo muaj 35 000 lekë për karburant.  

Deputeti merr çdo muaj 17 000 lekë për shpenzime telefoni.

Deputetët që banojnë në rrethin e Tiranës përfitojnë dieta ditore deri në 6 ditë në muaj. Deputetët që banojnë jashtë rrethit të Tiranës përfitojnë dieta ditore deri në 12 ditë në muaj. Ata përfitojnë deri në 150 000 lekë dieta në muaj, gati sa paga e tyre.

Deputeti përfiton për çdo shërbim 3 000 lekë për çdo natë, për rimbursim të faturës së hotelit, ose 36 000 lekë në muaj për 12 ditë.

Deputetët që banojnë në rrethe, përfitojnë pagesa për qira mujore me vlerën e tregut.

Për sëmundjet gjatë ushtrimit të detyrës, deputeti dërgohet për kurim jashtë shtetit.

Deputetit i njihet e drejta e lejes vjetore të zakonshme jo me pak së 30 ditë.

Deputetët kanë zyrat e tyre pranë selisë së Kuvendit me stafet e tyre ndihmëse

Deputetit dhe bashkëshortes së tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij.

Gjatë mandatit 4-vjeçar mund të fusin vetëm një herë sende apo mallra në doganë, pa paguar detyrimet doganore. Në rastin konkret, shumica e deputetëve kanë preferuar të blejnë makina.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 19/02/2019 16:05

    Ore, ca jane gjithe keto privilegje?! A thua se po bejne vezen e kuqe keta.. Hiqini ore ca gjera se e ropet kete popull. Duke filluar nga telefoni. Mjafton nje oferte me max 1500 leke ne muaj, dhe kane minuta, internet, sms, bisede me jashte sa te denden.. Tjeter, deputetet jashte Tiranses, ose t’i jepet karburant, ose qera.. Deputetetbrnda Tiranes, jo me shume se 20000 leke karburant.. Ka dhe te tjera qe mund t’u hiqen..

    Përgjigju
  • Hinglatero: 19/02/2019 15:42

    Kina.... ja i bofte

    Përgjigju
  • Ilir: 19/02/2019 14:38

    Keta jane hajdutet e shqiperise

    Përgjigju
    • Besi: 19/02/2019 18:57

      E ke thene tammam ne kohen e monizmit hanin 12 veta tani hane 140 veta ne kurriz te popullit ata hanin vetem buke keta vollen gjithe pasurine e vendit

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion