Ja sesi lubrifikantët mund të
përmirësojmë jetën tuaj seksuale

Ja sesi lubrifikantët mund të<br />përmirësojmë jetën tuaj seksuale
Ka shumë arsye pse njerëzit nuk duan seks, duke u justifikuar se ndjehen të lodhur, ankohen për dhimbje, apo se thjesht nuk ndjehen shumë në formë.

“Owning” është një kompani specifike për lodrat e seksit, e cila njofton se lubrifikanti është produkti më i mirë i cili iu përmirëson jetën seksuale. Nëse përmend fjalën “lubrifikant” njerëzit mendojnë për gratë të vjetra të cilat mund të kenë përjetuar thatësinë vaginale gjatë menopauzës (si rezultat i uljes së estrogjenit), por nga lubrifikantët seksuale mund të përfitojnë të dy gjinitë si burrat ashtu edhe gratë, pavarësisht nga mosha e tyre.
 
Shumë gra të reja apo të vjetra gjatë një periudhe mund të vuajnë nga thatësia vaginale, por e kanë të vështirë për të diskutuar problemin apo edhe për të kërkuar ndihmë nëpërmjet lubrifikantëve.

Është i gabuar termi që përdoret gjerësisht në rrjetet sociale se femrat të cilat janë të reja nuk mund të përjetojnë tharje vaginale dhe se gjithmonë gjatë seksit ato duhet të jenë të lagështa dhe nëse nuk janë ka ndonjë problem. Ja disa faktorë që ndikojnë negativisht në tharjen e sekrecioneve vaginale:

● Stresi, ankthi apo gjendja shëndetësore
● Ndryshimet hormonale për shkak të përdorimit të kontraceptivave, shtatzënisë, ushqyerjes me gji dhe menstruacioneve
● Kushtet mjekësore të tilla si diabeti, efektet anësore të kimioterapisë apo çrregullime të imunitetit
● Medikamente – (Pilula kontraceptive, pilula kundër depresionit dhe medikamente alergjike)
● Produkte kimike – (pluhurat larëse, parfume apo tualete të ndryshme)

Shpeshherë femrat e reja refuzojnë lubrifikimin duke thënë se nuk kanë nevojë por lloji i duhur mund të bëjë një ndryshim të madh duke të përmirësuar ndjeshëm jetën seksuale.

Një studim në vitin 2013 rezulton se femrat e moshës 18-68 vjeç mendojnë pozitivisht dhe e preferojnë lubrifikantin gjatë seksit. 9 nga 10 femra mendojnë se seksi është më i mirë kur përdoret lubrifikanti.

Duke pasur një penis të përmasave të mira, lubrifikimi jo vetëm rrit kënaqësi, por edhe parandalon dëmtimin apo gërvishtje në indet delikate të vaginës dhe penis. Lubrifikimi gjithmonë të ndihmon për ta bërë një marrëdhënien seksuale më të mirë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit