Ja si 8 gjyqtarët e emëruar nga PD bllokuan Gjykatën Kushtetuese

Në retorikën e opozitës po dëgjohet të përsëritet vazhdimisht këto javët e protestës se Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkatërruar institucionet kryesore të vendit duke filluar nga Gjykata Kushtetuese.

Në fakt Shqipëria është nga të paktat vende të botës demokratike në të cilën që nga vera e vitit 2018 nuk funksionon Gjykata Kushtuese. Përse ndodhi kjo? Dhe përgjegjësia e kujt është?

Përgjigja është shumë e thjeshtë: Gjykata Kushtetuese nuk funksionon sepse shumica e gjyqtarëve të saj, të gjithë të emëruar nga PD (me mbështetjen e LSI) midis viteve 2007-2013, janë shkarkuar nga Komisioni i Vetingut sepse nuk justifikonin dot pasuritë e tyre, ose pasi kanë dhënë dorëheqjen pikërisht për të shmangur Vetingun. Dy prej tyre e kishin mbaruar mandatin, por sipas ligjit mund të kishin qëndruar në detyrë derisa të zëvendësoheshin.

Përpara se të humbte zgjedhjet në qershor 2013, Sali Berisha, në bashkëpunim më parë me Presidentin Bamir Topi dhe pastaj me Presidentin Bujar Nishani, mori kontrollonin e të gjithë aparatit të Drejtësisë, duke emëruar krerët e Prokurorisë, të Gjykatave, të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, të gjithë këta juristë të lidhur me familjen e tij ose me partinë e tij. Në përpjekje për të ruajtur këtë pushtet, PD u përpoq të bllokonte Vetingun (një procedurë kyçe e imponuar nga SHBA dhe BE në kuadër të Reformës së Drejtësisë), duke bërë rekurs në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata në një moment të parë e bllokoi Vetingun, por pasi u konsultua me Komisionin e Venecias, në dhjetor 2016, u detyrua t’i njohë atij legjitimitetin. Dhe pikërisht Vetingu në pak muaj, e asgjësoi (ndërmjet të tjerash), edhe Gjykatën Kushtetuese.

PraGjykatakushtetueseqëkishte  ndërtuarBerishaishteplotë me gjyqtarëtëkorrupturardhevetëmpërkëtëarsyeaiinstitucion sot nukeksistonmë.

Ja lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që u larguan duke shkaktuar bllokimin e saj:

Sokol Berberi, i emëruar në prill 2007 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), jep dorëheqjen në shtator 2016, pas përfundimit të mandatit.

Vladimir Kristo, i emëruar në prill 2007 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), jep dorëheqjen në korrik 2017, pasi përfundon mandatin. Shmangu Vetingun.

Besnik Imeraj, i emëruar më 22 mars 2013 (me votat e PD në Parlament), jep dorëheqjen më 31 janar 2018. Shmangu Vetingun.

Fatmir Hoxha, i emëruar në qershor 2011 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 10 maj 2018 sepse nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij.

Altina Xhoxhaj, e emëruar në maj 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), e përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 31 maj 2018 se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së saj.

Gani Dizdari, i emëruar më 22 mars 2013 (me votat e PD në Parlament), i përjashtuar nga Komisoni i Vetingut më 16 korrik 2018, për mospastërtinë e figurës dhe mosjustifikimin e origjinës së pasurisë.

Fatos Lulo, i emëruar në prill 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 17 korrik 2018, se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij.

Bashkim Dedja, i emëruar në maj 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 17 dhjetor 2018, se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij.

Gjykata Kushtetuese në fakt ka pushuar së funksionuari më 31 maj 2018, kur me shkarkimin e Altina Xhoxhajt mbetën në detyrë më pak se 5 anëtarë, që është kuorumi minimal i Gjykatës për vendimmarrje. Në përfundim të Vetingut, e vetmja gjyqtare që mbeti në detyrë në Gjykatën Kushtetuese është Vitore Tusha, e emëruar në shkurt 2008 dhe që më 5 prill 2018 e kapërceu me sukses provën e Vetingut. Përveç se është e vetmja gjyqtare në detyrë në Gjykatën Kushtetuese, Vitore Tusha, bën pjesë edhe në Komisionin e Emërimeve të Drejtësisë (KLD) domethënë organizmi nga i cili varet emërimi i gjyqtarëve të rinj në të gjitha organet e parashikuara nga Reforma e Drejtësisë (përfshirë këtu Gjykatën Kushtetuese), e megjithatë pak javë më parë, Presidenti Ilir Meta i kishte propozuar Kuvendit pikërisht Vitore Tushën si Kryetare të KLSH. Në rast se Parlamenti do ta kishte pranuar, kjo zgjedhje do të kishte eliminuar të vetmen figurë në detyrë nga e cila varet edhe rikrijimi i Gjykatës Kushtetuese, pikërisht ai organ suprem i drejtësisë që sipas Presidentit Ilir Meta dhe sipas gjithë opozitës, Edi Rama dhe qeveria e tij e paskan çaktivizuar me qëllim.

Emërimi i gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese tani është në dorën e Komisionit të Emërimeve të Drejtësisë (KED) që duhet të zgjedhë mes 55 kandidatëve të paraqitur nga Parlamenti, Gjykata e Lartë dhe Presidenca. Përzgjedhja bëhet nëpërmjet një verifikimi mbi integritetin e kandidatëve dhe më në fund, kalon te vota e Parlamentit, ku për emërimin kërkohen 84 vota. Djegia e mandateve nga ana e opozitës ka rrezikuar edhe këtë pasazh duke lënë në Kuvend vetëm 79 deputetë.Megjithatë Reforma e Drejtësisë parashikon që në rastin kur parlamenti nuk arrin votat e duhura, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen drejtpërsëdrejti në bazë të klasifikimit të bërë nga KED. Sipas parashikimeve mendohet se Gjykata Kushtetuese mund të rifillojë së funksionuari brenda muajit qershor, pra, përpara se në Bruksel të vendoset nëse do të hapen negociatat me Shqipërinë

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesia e Vertete: 25/03/2019 12:15

    Ore mos u merrni me keta qe jane shkarkuar por merruni me ata qe kane kandiduar per gjykate kushtetuese. Hetojini, shikojini pasurite,kontrolloni proceset gjyqesore qe kane zhvilluar dhe do kuptoni se sa te “drejte” jane.Nje emer po jua them une qe ka kandiduar dhe qe per nga ana profesionale eshte zero,per te tjerat kontrollojeni dhe do gjeni cudira!!!ILIR MUSTAFAJ

    Përgjigju
  • Konjak: 24/03/2019 17:43

    Nuk mbulohet dielli me shoshe .Nuk justifikohet keqqeverisia me brockulla te tilla .Kio gjendie mizerie social ekonomike e institucionale ,nuk mund te justifikohet me Berishen e perkrahesit e tij ,qofshin keta edhe punonjesit e drejtesise .Ke patur 6 vjete dhe s'k ber asgje ,do kishe ngritur gjikaten kushttuse dhe cdo gje tjeter qe nevoitej .Populli nuk jeton duke i tundur zotrote Berishen e dreqin e te birin ,pa-ra hundeve cdo sekont Ne s'na duhet as Berisha e as berishizmi ,na duhet te na ngresh rrogat ,pensionet ,sigurine .Boll u talle ,duke e ushqier popullin me brrockulla .Ben ndonje pune ,ne ben dot e ne beson ne zot .Megalomania te mashtron ,duke kujtuar se ben gjera te medha ,dhe te shkeput nga realiteti .Populli nuk rron me premtime .As armiku s'besoj se do na bente kaq keq ,a mund te jetohet me 3 evro ne dite . Ju lutm botoni komentin .

    Përgjigju
  • Fahri Spiuni: 24/03/2019 11:14

    O futja kot Berisha.prandaj shteti per 5 vite nuk funksionoj me qeverin Rama qe e kishte kapur per fyti krimineli yt Berisha dhe hajduti Meta,lexoje komentin me mend ne koke o Berishist i ndyre pastaj komento.

    Përgjigju
    • futja kot: 24/03/2019 12:22

      je per gjynah. ta paskan fut partite ne b... Sa per info nuk jam as me berishen as me meten dhe as me ramen, as me gjithe shurrat e tjere qe ka ky vend. per mua per te tre keta dhe per gjithe politiken i zgjidh punet litari. kshu qe o l.qe mos ha m.. kot.Prandaj nuk ecet ketu se ka k... si puna jote.

  • futja kot: 24/03/2019 10:14

    po cdo maxhorance zxgjedh gjyqatret e vet ne kushtetuese. pse nuk analizohen qe nga '90. pra kur ka qene ps ne pushtet ka zgjedh te vetet ,kur ka qene pd ka zgedh te vetet. ca ka ketu per te bere wow

    Përgjigju
    • Xcode: 24/03/2019 22:38

      Wow i vetem qe mund te besh eshte se te gjithe antaret e gjykates dolen « kusare «  dhe jo gjykates

  • Meta: 24/03/2019 08:58

    JO vet em Gjy kat en Ku sht et u ese,Pr gjit ha lemite e shtetit shqiptar,per tete vjets undimi te krimit e shemtise qe salihu me pD udheheqi Shqiperine,krijoi shemti ne system shkollor,Ju ku jtohen U niversitetet, qe PS mbylli 16 sosh.Ju kujtohet shendetesi kaosi ne mjekesi,Ju kujtohet krimi me Lazaratin,kryeqyetet in e kanapisit ne Evrope.Ju ku jtohen vrasjet qe nga Azemi,gerdeci,21 Janari e deri te Olldashi,Ju kujtohen vjedehjet e Kalimashit e cdo kund tjeter.Ju kujtohen injorimet e Kosoves,UCK, mosperfillja per 6 vjet e Rugoves, takimet dhe derivatet per Miloshin,Ju kujtohen l'lazdrimet' e Arkanit neper bregdetin shqiptar.Ju kujtohen shume keqperdorime e qeverise Berisha mbrenda sistemit shteteror ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Janig: 24/03/2019 08:30

    Cna i kujtoni keta krminele Keta duhet te shpronesohen nga pasurite qe i kane me leke te vjedhura Dhe te vene para SPAK Mos harroni Getdecin dhe 21 Jenari POSHTE KRIMINELI SALI BERISHA QE I EMEROI

    Përgjigju
    • redi: 18/05/2019 15:24

      Per mua anetaret e gjykates kushtetuese dhe prokurorin e pergjithshe ti zgjedhi populli me referendum

    • Skrapi: 25/03/2019 08:51

      Harrove Ilir floririn Gjasme burri Bachelors

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë